Këmbime kulturore midis SHLP të Solothurnit dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” nga Shkodra

Në kuadër të bashkëpunimi kulturo-arsimor midis këtyre dy institucioneve të larta, në Solothurn u bë përurimi i librit “Bashkë me kukullat çorape”  nga  Sabine Amstad, Christiane Lubos, Claudia Schuh (Botuese), ku mori pjesë edhe një delegacion nga Shkodra

Abas Fejzullahi

Në SHLP të Solothurnit më, 2013-10-18 në një atmosferë të mrekullueshme si fryt i përkujdesjes  nga ana e organizatorëve, u bë përurimi i librit “Bashkë me kukullat çorape”  nga  Sabine Amstad, Christiane Lubos, Claudia Schuh(Botuese).

Një bashkëpunim tetëvjeçar mes studentëve dhe mësueseve nga Zvicra dhe Shqipëria, përmes projekteve për zhvillimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në lëmin edukativo arsimore të dy vendeve, u krijuan jo vetëm përvoja pune e bashkëpunimi, por edhe njohje të reja përmes Projektit të përbashkët Veri–Jug të Shkollës së Lartë Pedagogjike FHNW të Solothurnit dhe të Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, që si fryt i punës dhe bashkëpunimit është edhe libri i puruar në praninë e afër 200 pjesëmarrësve dashamirë të librit, artit dhe kulturës.

Zonja Christiane Lubos, si organizatore dhe autore, foli lidhur me përshtypjet rreth bashkëpunimit ndërkulturor mes SHLP të Solothurnit dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” nga Shkodra, dhe rezultati i këtij bashkëpunimi është edhe përurimi i librit që sot jemi mbledhur këtu bashkërisht, shqiptarë e zviceranë që jetojnë e punojnë këtu. Ajo shtoi se:  Në mesin tonë janë edhe bashkëpunëtorët tanë nga Universiteti i Shkodrës që janë sonte këtu të për ta kurorëzuar punën tonë të përbashkët dhe për të forcuar e zhvilluar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë,- duke falënderuar Falënderoi  të gjithë pjesëmarrësit dhe ata të cilët e ndihmuan në çfarëdo mënyre botimin i librit dhe organizimin e sotëm me programin kulturor.

Libri i përuruar “Bashkë me kukullat çorape” nga Sabine Amstad, Christiane Lubos, Claudia Schuh(Botuese),  në pjesën e parë me titull »Nga ndërtimi i kukullave tek loja e përbashkët » është e shoqëruar fillim e mbarim me foto, që mund të përdoret si burim i pashtershëm idesh për të krijuar të interesuarit vet një lojë me figura. Gjatë përurimit të librit organizatorja Christiane Lubos, ishte përkujdesur edhe për programin kulturor, akt ky që u mirëprit dhe u duartrokit nga pjesëmarrësit.

Në fjalën e tyre përshëndetëse, mësimdhënësit nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” nga Shodra z.Ikballe Kalaja Bushati, profesorësh e artit, Roland Guli profesor i muzikës, Irma Pali mësuese dhe Rina Gera Muka mësimdhënëse, folën për përmbajtjen e librit dhe u falënderuan për mirëpritjen e ngrohtë dhe të përzemërt, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë tetëvjeçarë, ku kishin dhe kanë besimin, dëshirën por edhe shpresën që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të zhvillohet edhe me tej në të ardhmen

Para fillimit të programit, pothuajse salla ishte përplot, dhe në hyrje secilit pjesëmarrës ju ofrohej teksti i këngës Lulebore, që u kërkuar nga  Christiane Lubos, të këndohet nga pjesëmarrësit me ndihmën e profesorit të muzikës Roland Guli pranë Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, i cili e këndonte këngën dhe shoqëronte me tingujt e kitarës, e që mes tjerash tha: se tani do përpiqem ta luaj edhe rolin e mësuesit aq sa mundem e di.  Këngën e përcjellën dhe kënduan s`bashku mbi 150 zvicerane e zviceran duke përcjellë tekstin e këngës dhe profesorin shkodran .

Aktivistja e gjithanshme në bashkinë Zuchwil/SO, Diana Kabashi, ishte një përkthyese e mrekullueshme në mënyrë të ndërsjellë nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe për mysafirët e ardhur nga Shkodra dhe nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane për pjesëmarrësit në sallë, gjatë tërë kohës që pat nevojë edhe në kohën e ngrënies dhe freskimit me pije dhe ushqime vendore dhe tradicionale po pat edhe nga gatimet shqiptare, që ishin përgatitur. Pas përfundimit të programit për pjesëmarrësit, për të biseduar e njohur mes veti po edhe vallëzuan s`bashku me valltarët e AKA »Mërgimi », duke krijuar një atmosferë të ngrohtë miqësore.  Nga bisedat e lira pas përfundimit të programit dhe gjatë kohës së ngrënies dhe freskimit me pije, por edhe vallëzimit të përbashkët, la përshtypje tek të gjithë pjesëmarrësit në këtë përurim  madhështor, ku patën rastin për njohje të reja, me pjesëmarrësit në përurim të përkatësive të ndryshme etnike dhe vendorëve, të shijojnë  e dëgjojnë për së afërmi vlerat artistike nga fusha e muzikës dhe folklorit shqiptarë dhe të njihen me bashkëpunimin e SHLP nga Solothurni- Zvicër me Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër-Shqipëri.