«Sheshi i Kosovës», një copë Kosovë në zemër të Kalabrisë

 

Vizita e Presidetes së Kosovës , Vjosa Osmani- Sadriu, rezultoi edhe me zbulimin e një pllake me emërtimin dygjuhësor (siç ngjet zakonisht me toponimet në ngulimet arbëreshe): “Sheshi i Kosovës”. Kjo ndodhi pikërisht në ngulimin me peshë dhe rëndësi sa historike aq edhe kulturore: Frasnitë / Frascineto në Kalabri, vendbanim nga kulmuan figura të shquara në fushën e gjuhës, letërsisë dhe artitnë përgjithësi.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Gjatë shtegtimeve të mija në mbi 50 ngulime arbëreshe, pos në Sëndahstina/ Santa Cristina Gela, nuk ka has në ndonjë toponim me emërtim nga Kosova. Pos në këtë ngulim arbëresh ,  një rrugë mban emrin: „Via Lega Di Prizren“. Ndaj edhe emërtimin e një sheshi me emërtimin e emrit të shtetit tone di vlerësuar si gjest jo vetëm identiteti e vëllazërie, por edhe si gatishmëri dhe nevojë për thellimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat midis Kosovës e Kalabrisë, gjegjësisht komunitetit arbëresh apo Arbërisë, siç e thërrasin tërësinë e tyre gjeografike vet arbëreshët.

Edhe prania e një numri të madh arbëreshësh dhe autoritetesh të vendit në ceremoninë e zbulimit të pllakës, me prani edhe të Presidentes së Kosovës e cila edhe bëri zbulimin, ishte me domethënie të veçantë, aq më pare që vet Presidentja Osmani këtë shesh e cilësoi si “një cipë të vogël Kosove”, por që brenda saj do të ruhet e kultivohet një dashuri e pashuar vëllazërore (!), dhuratë edhe brezave në vazhdim. E veçanta tjetër ishte se në ceremoninë e hapjes ishte edhe Ansambli “Gëzuar “ nga Gjeneva që ia shtoi edhe më koloritin ambientit të këtij sheshi që në një mënyrë duet trajtuar edhe si një vend pelegrinazhi për gjithë shqiptarët që vizitojnë Kalabrinë.