“Sakrificat për komb e atdhe, s’kanë skadencë!”

Isa Ferizaj

“Sakrificat për komb e atdhe, s’kanë skadencë!”

Çfarë ka kombi, fort ai është i mërzitur?
S’i vajton, u këndon trimave, jetës ikur!
Haraçinë, djep lirie, lumja ti, ç’bij rrite;
Në kohërënda, ti faqen kombit ia ndrite!

Je Haraçinë atdhetarie, qëndresa, yti adet;
Linde djem e burra bese, trimat me fletë.
Prin në beteja për çlirim, Bashkim Mani;
Në dy luftra çlirimtare, jo, vdekja s’e ndali!

Ngrije kokën lart Haraçinë, s’vdesin trimat;
Për troje t’veta, n’zemërgjoks shuajnë vetëtimat!
Bashkim Mani, i Atdhekombit, fitimtari ushtar;
Jo, s’u ndal, mundi kuçedrën, trimi zemërzjarr!

Në ballë, lavdikoha, mban si yll emrin e Tij;
Në t’shqiptarisë “Galaktikë” porsi diell ndrin!
Rron, more rron e, nuk shuhet në zemra zjarri;
Se frymon shqiptarisht, ushtar Bashkim Mani!

I Atdhekombit, Ai ushtar, fort luftoi për liri;
Jo, s’i lëshoi hasmit pѐ, t’tijat troje, Shqipëri!
Trimi, deri sa vdiq, në zemër pat Mëmëdheun;
Lavdia, rrugëjetën ia mbuloi, bisha dot s’e theu!

Trojelashtash tona, ende na dhembin plagë;
Se ëndërrmadhes liri, zbehur e vetja vlagë.
Lindën trojet tona prore, kreshnikë e trima;
S’i tuti vetëtima, s’ditën si kthehet shpina.

O toka jonë, n’gjak larë, kreshnikësh lirie;
Që „Gurshpuarit‟, në Prevezë, fole Shqiptarie!
I kreshnikëve kushtrim, në zë t’lahutës epike;
Legjendare historijona, qendrestare e stoike!

Zhurmoi kohëfrikta, se lindnin tanët yje drite;
Ne, Atdhe, liri, Komb e lavdi, s’i bëmë pazar.
Të vogla fjalëmëdhatë, pas aktvlerave heroike;
Për liri jetën dha, asgjë s’lypi, ushtari atdhetar!

Bashkim Mani zogshqiponje, haraçinas luftëtar;
Lum Shqiptaria, e pat djalë, Tij, kombi krenar!
“Bashkim”, i Tij emër, për Bashkim ai luftoi;
Dha nga vetja çfarë pat e asgjë, heroi s’kërkoi!

Më madhori, mbi dhѐ, për Bashkimin, çlirimi;
Besëlidhur me Atdhekomb, deshi Bashkimin.
Në dy luftra çlirimtare, flamur i Tij, qe lavdia;
Se frymonte zëmrës së Tij, Atdheu, Shqiptaria!

Të mëdhatë vdekje, shpirtkombit i dhembin;
Panteon i nderit, Bashkim Manit i hap vendin.
Fshihen, tutën hileqarët, i tremb vdekja krenare;
Se gjaklirinë, kthyen në kapital e, jetën në marre!

Mbi Haraçinë, perdelpeja, maskë moralsëmuri;
Jetë, vdekje e Bashkim Manit, jetë, vdekje burri!
Shtet’heshtja në vdekjemadhe, frikët para lavdisë;
Se frymë shqiptarie, jetëvepra e Bashkim Lirisë!

Madhoret vuajtje për liri, Bashkim Kombëtar;
Lanë brezat luftëtar, amanet për çdo shqiptar.
Jo, sakrificat për Atdhekomb s’kanë skadencë;
Jetëlufta për Atdhe, liri, e trimave preferencë!

S’ikin trimat, në t’Atdhekombit zemër, rrojnë
Tyret frymë lirie e jetëvlerë, n’breza frymojnë!
Bashkim Mani i Shqiptarisë, nderi i kombit;
Besëlidhuri me Shqiptari, pavdekësia e trollit!

Tiranë, më 22.12.2025