«Takimi i Madh i Prishtinës 2024” tuboi personalitete shqiptare nga dy anët e Atlantikut

Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori-Identitet- Integrim, mbajtur me 27 prill 2024, që tash ka marr karakterin e një ngjarje të madhe kulturore e kombëtare, i organizuar nga Gazeta e Alpeve, i mbajtur të «Emerald Hotel» në Prishtinë, nën moton : “25 vjet – Kosova e Lirë”, arriti të tubojë mbi 500 të  ftuar, pos nga trojet etnike e shtetet evropiane edhe nga Amerika e kontinente të tjera, përfshi edhe miq të shqiptarëve me përkatësi të tjera etnike.

Teksti: Rexhep Rifati & fotot: Shkëlzen Rexha

Në manifestimin, që u hap me himnin kombëtarë dhe atë të shtetit të Kosovës, fjalën e hapjes e mbajti, një nga shqiptaro-amerikanet e reja e shquar në disa lëmi, Besa Tafilaj Pinchotti, Drejtore Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve,  vajza e veprimtarit, filantropit e botuesit të njohur, Ramiz Tafilaj. Ajo në mënyrë simbolike e lidhi miqësinë shqiptaro- amerikane më përkatësinë e dy prindërve të saj, duke sjell edhe rrëfime mbresëlënëse nga fëmijëria e saj gjatë vizitave në Kosovë.

Interesimin e të pranishmëve e tërhoqi sidomos fjala e Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, i cili tha se:  Serbia e madhe nuk mund të bëhet më asnjëherë, duke shtuar se ka ende persona si krimineli Sllobodan Millosheviq që synojnë zgjerimin serb, duke aluduar te presidenti Aleksandar Vuçiq.

Me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua edhe Pasardhës i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu,  Loris Castriota Skanderbegh Nuovo, studiues e gazetar i njohur, që ka botuar dhjetëra artikuj edhe në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili foli për lidhjen e pandashme midis shqiptarëve pavarësisht ku jetojnë dhe botës arbërore-arbëreshe.

DAMIANO GUAGLIARDI – Kalabri, Itali, President i FAA–Federatës së Shoqatave Arbëreshe në Itali, Prof. GENNARO De CICCO– i, pedagog dhe gazetar, anëtar i Federatës së Shoqatave të Arbëreshëve të Italisë, prezantues historik i Festivalit të Këngës Arbëreshe.  Prof. FRANCESCO PERRI – Kalabri, Itali, Trashëgimtar i Familjes fisnike Skurajt (degë me Topiajt e Arianitët) dhe stema heraldike e Skurajve. Në shoqërim të delegacionit arbëresh ishte edhe Prof. DANTE MAFFIA, me përkatësi italiane që prej disa vitesh është Kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi; NJË ndër poetët e shquar të Italisë, Evropës e Botës; i lindur në Kalabri e që bashkëshorten e tij është arbëreshe.

Edhe mërgata shqiptare pati një prani relativisht të madhe prej rreth 200 pjesëmarrësish, përfshi këtu edhe LKSHM, në krye me Musa Jupollin, poet nga Parisi, Lidhja e Bineseve Shqiptare në Zvicër në krye me Fehmi Fetahun dhe LSHB me kryetar Nazmi Jakurtin, gjithashtu me banim në Zvicër.

Takimi, që u begatua edhe me një program të pasur artistik nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, si dhe paraqitja e disa solistëve në mesin e tyre edhe ikona e këngës shqipe, Shkurte Fejaza, e ku u ndan edhe mirënjohje të shumta, ishte një rast i mirë jo vetëm për jehonën e një manifestimi të madh kulturo-kombëtar, por edhe për mundësinë e krijimit të lidhjeve të reja midis shqiptarëve ku do që jenë, aq më parë që këtu pati personalitete të shquara të fushave të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në dy anët e Atlantikut.

Në “Takimin e madh Prishtina 2024 PanShqipta….” portali ynë prointegra.ch nga Zvicra të gjithë pjesëmarrësve u shpërndau falas librin „Të flasim dhe si te shkruajmë drejt“, shkruar nga prof. Hajro Hajra, falë edhe angazhimit të Agim Sylejmanit që i solli mbi 300 e sa ekzemplarë. Ndërsa unë arbëreshëve pjesëmarrës si dhe kolegëve nga Rilindja ua dhurova librin tim: “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”.