Rrjeti i Grave të Kosovës proteston per 1 Maj

Rrjeti i Grave të Kosovës, ka vendosur ta shënojë 1 Majin me protestë. Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku është thënë se gratë kanë vendosur që në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, të protestojnë duke ngritur zërin kundër diskriminimit në baza gjinore dhe pranimit në punë, duke kërkuar mundësi të barabartë në punë dhe pagë dhe mundësi të barabartë në shoqëri në terme të përgjithshme.

1 maji edhe ndërkombëtarisht njihet si një luftë e grave për të kërkuar të drejta të barabarta kudo, ndërsa në përgjithësi kjo ditë i referohet protestave të punëtorëve, të cilët kërkonin orar 8 orësh të punës, pagë të garantuar mesatare dhe siguri dhe mbrojtje në punë.