Rrjeti i Bizneseve i Diasporës Shqiptare është një arritje që njeriu duhet të jetë krenar, pasi që tash rrjeti i biznesit tani shtrihet në 25 vende të ndryshme.- Unë jam i nderuar që të kryesoj Bordin e kësaj organizate të vlershme, e cila ka arritur për t’i bashkuar biznesmenët më të suksesshëm në Diasporë dhe e cila do të ketë një të ardhme të madhe.
Shkruan: Nazar Mehmeti, Presidenti i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Diaspora Shqiptare është një komunitet vital me biznesmenë të suksesshëm, sportistë, artistë, aktorë, mjekë dhe kështu me radhë. Ka një sasi të madhe të aftësive profesionale dhe njohuri që ky rrjet mund të tërheqë!
Unë vetë e kam parë rëndësinë e bizneseve shqiptare për të punuar së bashku. Në Teksas, ne kemi mbështetur njëri-tjetrin për investime dhe koordinime të dërgesave më të mëdha dhe komandimeve të përbashkëta. Këto lloje të sinergjive mund të jenë vetëm të dobishme për të gjithë.
Kur ne vitin 2014 në Dallas, Teksas, Dr.Naim Dedushaj më paraqiti idenë e tij për t’i mbledhur së bashku bizneset e Mërgatës Shqiptare në të gjithë botën, të përfitojnë nga sinergjitë dhe të inkurajojnë investimet në tokat shqiptare, unë e kuptova këtë iniciativë të shkëlqyer dhe isha menjëherë i gatshëm t’i bashkohesha. Kjo është diçka që Diasporës Shqiptare i ka munguar ndër vite – një format që do të na bashkonte të gjithëve. Me të vërtetë, kjo ishte hera e parë për mua që të takohesha me kolegët (për të cilët vetëm kisha dëgjuar), kur u organizua Forumi i Bizneseve të Diasporës Shqiptare ne vitin 2014 për ta krijuar këtë Rrjet.
Shqiptarët janë shpërngulur në të gjithë botën nga Amerika gjithandej deri në Australi. Turqia mirëpret Diasporën tonë më të vjetër dhe më të madhe. Me funksionimin e rrjeteve të biznesit tani në 25 vende të ndryshme (e numri është në rritje) është një sukses i madh. Rrjeti i Biznesit të Diasporës Shqiptare përmbledh së bashku të gjitha këto rrjete të nivelit shtetëror dhe u ofron atyre një forum funksional diskutimi, bashkëpunimi dhe veprimi konkret. Aktivitetet e Rrjetit do të nxisin investimet në trojet shqiptare dhe së bashku ne mund t’i tejkalojmë pengesat administrative dhe të mbështesim njëri-tjetrin në mbajtjen e rrezikut të investimeve të mëdha. Ne mund të sjellim me ne aftësitë tona të vlershme dhe përvojat për të ndihmuar në zhvillimin e vendeve ku jetojnë shqiptarët sot.
(vërejtja jonë: Nazar Mehmeti është një biznesmen i suksesshëm amerikan, me origjinë nga trojet etnike shqiptare në Maqedoni, i cili i ka ndihmuar luftërat çlirimtare si asnjë biznesmen tjetër. Presidenti Nishani e ka dekoruar atë me Dekoratën “Nderi i Kombit”. Me këtë rast, pos fotove që ka shkrep gazetari ynë Rexhep Rifati gjatë vizitës së afaristëve shqiptarë nga mërgata huazuam edhe disa foto nga kolegu Beqir Sina, ndaj edhe e falënderojmë për kontributin e tij në fushën e infrmimit)
































