Shote Galica si edhe Tringë Smalja është një personalitet real i njohur për historinë. Por edhe ajo me jetën dhe veprën e saj të veçantë i ka dhënë vetës elemente të personalitet legjendar. Shote Galica kishte lindur në fshatin Radishevë të krahinës së Drenicës në vitin 1895. Që nga viti 1915 kur kishte qenë 20-vjeçare dhe kur ishte bërë bashkëshortja e Azem Galicës e deri në vitin 1927 kur në moshën 32-vjeçare kishte vdekur në Fushë-Krujë të Shqipërisë, ajo për dymbëdhjetë vjet me radhë kishte luftuar me pushkë në dorë si e vetmja femër në mesin e luftëtarëve të çetës së Azem Galicës kundër gjandërmërive dhe ushtrive pushtuese serbe, austro- hungareze dhe bullgare, kurse në vitin 1924 edhe kundër forcave të Ahmet Zogut, i cili pas qëndrimit të tij gjashtëmujor në Beograd si mik i kryeministrit të Mbretërisë jugosllave, Nikolla Pashiqit, ishte fuqizuar prej tij dhe e kishte marrë pushtetin në Shqipëri duke e rrëzuar qeverinë demokratike të Fan Nolit. Aq e mençur, time dhe e vendosur kishte qenë Shote Galica, saqë luftëtarët e çetës së Azem Bejtes pas vrasjes së Azemit nga forcat serbe, shotën e kishin vënë në krye të tyre duke i thënë: Na prij ti o Shote Galica!
Gojëdhënat flasin se Shota si shenjëtare ia kishte kaluar edhe Azem Bejtes. Kështu, derisa një shpend kishte qenë duke fluturuar, bashkëluftëtarët e tij i kishin thënë Azem Bejtes: „Gjuaje atë shpend me pushkë o Azem që të shohim sa shenjëtar i mirë që je!“. Azem Bejta kishte shti me pushkë në drejtim të atij shpendi por plumbi i kishte shkuar huq, gjë që kishte ndodhur rrallëherë! Meqë bashkëluftëtarët e Azem Bejtes e kishin ditur se Shota kishte qenë shenjëtare më e mirë se Azemi, ata i kishin thënë asaj: „Tani provoje edhe ti njëherë o Shotë që ta gjuash atë shpend!“. Meqë Shota me të parën e kishte qëlluar atë shpend i cili kishte rënë në tokë, bashkëluftëtarët e Azem Bejtes kishin filluar që ta ngacmonin Azemin duke i thënë se: „Shota ta ka kaluar o Azem!“. Kur Shota e kishte kuptuar se bashkëluftëtarët e Azem Bejtes e kishin futur atë me Azemin në garë që pastaj ta ngacmonin Azemin, ajo ishte penduar pse e kishte qëlluar atë shpend, por tani ishte bërë vonë.
Por, fundi i jetës së Shote Galicës kishte qenë i tmerrshëm. Ajo kishte vdekur e sëmurë dhe s`kamur në korrik të vitit 1927 në Fushë-Krujë të Shqipërisë pa u ndihmuar nga askush.
Interpretimi
- Historia e Shote Galicës e vë në spikamë figurën madhore të luftëtares shqiptare e cila për çlirimin e vendit ka luftuar si femër e vetme në mesin e
- Ndonëse Shote Galica është e rrethuar nga ambienti patriarkal i kohës, megjithatë, ajo me mençurin dhe trimërinë e saj, pas vdekjes së të shoqit, Azem Galicës, zgjidhet nga bashkëluftëtarët komandante e çetës.
Tregimi i tillë historik me elemente të legjendës ka rol të theksuar emancipues për shqiptarët