Rinia e sindikatës Unia: Më shumë mbrojtje për shegertët!

Në fund të qershorit u prezantua raporti i ri i shegertëve. Anketa tregon: shumë shegertë bëjnë orë të tepërta ilegale dhe mungesa e pjesërishme e përkujdesit profesional. Gjithashtu në fund të qershorit rinia sindikaliste ka iniciuar një peticion, i cili kërkon që nxënësit shegertë të kenë mbrojtje më të mirë.

Raporti mbi nxënësit shegertë është i dyti i Unia-s, i cili grumbullon të dhëna mbi nxënësit shegertë dhe i analizon ato. Anketa e parë është zhvilluar në vitin 2007/2008 ne kuadër të kampanjës „Nxënësit shegertë kanë vlerë ari“. Raporti i shegertëve u shërben prindërve dhe nxënësve shegertë për tu informuar mbi perceptimet mbi shegertët dhe mbi kushtet e tyre të arsimimit profesional.

Kujdes orët e tepërta

Orët e tepërta, pra puna, e cila tejkalon atë të kontraktuar, mund të kërkohet nga shegertët. Mirëpo orari i punës bashkë me orët e tepërta në një ditë nuk guxojnë të jenë më tepër se 9 orë. Po qe se nxënësit shegertë duhet të bëjnë orë shtesë, në përgjithësi atyre u takon një rritje page prej së paku 25%, apo ekziston edhe mundësia që këto të kompensohen me kohë të lirë. Edhe pse shumica shfrytëzojnë këtë të fundit, rreth një e katërta e nxënësve shegertë as paguhen shtesë e as u kompensohet koha e lirë.    

Kualiteti i arsimimit shembullor

Arsimuesit profesional janë të obliguar, të garantojnë kualitetin e arsimimit profesional. Kantonet duhet të kontrollojnë kualitetin e arsimimit si dhe përshtatshmërinë e vendeve e ndërmarrjeve ku aftësohen shegertët. Kualiteti i arsimimit në anketën e Unia-s nga nxënësit shegertë vlerësohet pozitivisht.

Përkujdesa profesionale shpesh e pa garantuar

Shegertët nxënës gjatë arsimimit profesional duhet të mësojnë nga të punësuarit tjerë si dhe nga arsimuesit profesional. Pos tjerash ata nuk duhet lenë vet në situatat dhe detyrat e reja apo të tej ngarkohen si dhe duhet të kihet parasysh siguria e tyre. Andaj është qendrore që shegertët nxënës gjatë tërë kohës së arsimimit profesional duhet të jenë nën përkujdesje në vendin e punës. Anketa tregon: këto kushte nuk plotësohen gjithmonë, pasi që rreth gjysma e tyre shumë herë në muaj dhe javë lihen pa përkujdese.

Ka nevojë për më shumë mbrojtje!

Rinia sindikaliste ka nisur një peticion, në të cilin kërkohet më shumë mbrojtje për nxënësit shegertë. Kështu ata reagojnë kundër shkeljeve në rritje nga ana e punëdhënësve karshi rregullave ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shegertëve nxënës. Hulumtimet tregojnë se janë shpeshtuar posaçërisht shkeljet përkitazi me orarin e punës. Pos kësaj për çdo vit rreth 25‘000 shegertët nxënës janë viktima të aksidenteve profesionale. Kështu aksidentohet secili/a shegert/e i/e tetë gjatë arsimimit profesional.

Nënshkruani peticionin!

Shumë parregullsi dhe jo pak aksidente do të mund të mënjanohen, nëse zyrtarët kujdesen për një mbikëqyrje konsekuente të aftësimit profesional të nxënësve shegertë. Andaj përmes peticionit kërkohet që për çdo ndërmarrje arsimore të bëhet së paku një kontroll e pavarur në vit, kritere më të rrepta për dhënien e lejes ndërmarrjeve arsimore dhe dhënia fund kursimeve në kurriz të të rinjve. Kantonet duhet më në fund të lënë në shërbim më shumë resurse për veprimtarinë kontrolluese. Shëndeti dhe siguria e të rinjve që janë në arsim profesional nuk duhen aq lehtë të vihen në loje..

NËNSHKRUANI PETICIONIN E RINISË SINDIKALISTË, I CILI KËRKON MË SHUMË KONTROLLE NDËRMARRJEVE ARSIMORE DHE MË SHUMË MBROJTJE PËR TË RINJTË QË JANË DUKE VIJUAR ARSIMIMIN PROFESIONAL! NËNSHKRIMI ONLINE GJENDET NË VEGËN VIJUESE:

http://www.gewerkschaftsjugend.ch/lehrlingspetition (gjermanisht), apo

http://www.jeunesse-syndicale.ch/petition-apprenti-e-s/ (frëngjisht).

 

Të shtunën më 20 shtator duke filluar nga ora 9:30 mbahet një tubim informues dhe kulturor në 3015 Bern, Woltposststrasse 20. Për më shumë shih edhe vegën e mëposhtme:

http://www.unia.ch/de/aktuell/events/detail/a/10089/