Ekspozitë me fotografi të gjenocidit në Kosovë

Demokracia Studentore në Kosovë, në kujtim të Ditës së Evropës ka organizuar një ekspozitë ku do të prezantohen nëpërmjet fotove, krimi dhe gjenocidi i kryer në Kosovë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

Qëllimi i kësaj ekspozite është që të kundërshtohet izolimi në të cilin po mbahet Kosova dhe mosreflektimi nga ana e Bashkimit Evropian që të lëshojë vizat për Kosovën dhe të mundësojë lëvizjen e lirë për qytetarët e saj. Këto fotografi do të ekspozohen për të shfaqur gjenocidin dhe spastrimin etnik që i është bërë popullit të Kosovës nnga Serbia, për masakrat, vrasjet, dhunimet dhe zhdukjen e popullit civil të Kosovës.

Ekspozita do të mbahet përball Kishës Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pasi që ky objekt simbolizon dhunën dhe krimet që i ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë.