Reagimi i BE-së, kërkohet përmbajtje nga të dyja palët

Pas operacioneve të njësisë special të Policisë së Kosovës në veri, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Evropian. Është bërë e ditur se zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së Maja Kocijanciq, ka thënë se operacionet e Policisë së Kosovës duhet të jenë në përputhje me ligjin.

Ajo ka thënë se respektimi i ligjit, sjellja e policisë konform tij dhe ngritja e besimit në ta është ajo cfarë kërkonë BE-ja. Sipas saj operacionet policore duhet të sjellin besim dhe jo dobësim të përpjekjeve për normalizim.

Kocijanciq ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshmë me Prishtinën dhe Beogradin dhe se kanë kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë përmbajtje karshi cdo veprimi të mundshëm.