Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve – Trepça

Në këtë muze janë ekspozuar mbi 1900 eksponate kristalore, edhe atë mbi 65 lloj kristalesh, shumica nga nëntoka e këtushme, por  edhe disa ekzemplarë edhe nga minierat e Kosovës e të vendeve të botës.-Cilët janë ata heronjë që nxjerrin këto kristale që ruhen edhe në muze botërore ?!-. Mjafton të takosh minatorët për të pa se në ç`gjendje të mjerueshme punojnë ata.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Gjatë vizitës ne Minierën e  Trepçës në Stantërg, njërës nga minierat  më mëdha në botë të metaleve të plumbit e zinkut, arit e argjendit, pash dy anët e medaljonit: minatorët në kushte të rënda pune dhe muzeun e kristaleve me vlera e pamje mahnitëse.

Në Muzeun Shtetëror të Kristaleve e Mineraleve – Trepça, ku ishim për vizitë më 3 Mars 2017, pamë se aty janë ekspozuar mbi 1900 eksponate kristalore, shumica nga nëntoka e këtushme, por  edhe disa ekzemplarë edhe nga minierat e Kosovës e të vendeve të botës.

Në muzeun e Trepçës, sipas ciceronit Ibrahim Musa, janë ekspozuar mbi 65 lloj kristalesh, kryesish nga galaniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci e kalciti. Në mesin e tyre ka edhe kristal-minerale shumë të çmuara e të rralla, siç janë vivianiti dhe lludllomiti.  Spikat edhe një kristal galeniti në formë të pjatës , që e quajnë kristali i Nju Jorkut, pasi ka formën e këtij qyteti amerikan.

Iniciativa për themelimin e muzeut ka rrjedhë nga një grup minatorësh entuziastë, të cilët nga viti 1960  grumbulluan një numri kristalesh. Në muze takova edhe një grup nxënësish nga Prishtina, ndërsa me drejtorin e muzeut Rasim Veseli, këmbyem librat që ndërlidhen me këto kristale, pasi edhe në Sentis të Zvicër, në një shkëmb malor në lartësi mbi 2500 metrash gjendet një muze ku ruhen kristalet e Trepçës dhe ku mund të shkohet vetëm me teleferik.

Cilët janë ata heronjë që nxjerrin këto metale të çmueshme, këto kristale që ruhen edhe në muze më prestigjioze ? Mjafton vetëm takosh minatorët për të pa se në ç`gjendje të mjerueshme punojnë ata.

Gjatë vizitës sime në hyrje të zgafelles takova minatorë, të dërmuar në thellësi të tokës e të zhgënjyere nga indiferenca e institucioneve e shteti, për të cilin aq shumë luftuan. Shqetësimi shtohet edhe më, kur sheh rrobat e minatorëve varur me zinxhir në pavijonin e terjes që të nesërmen ashtu të zhytura duhet veshur për të iu kthyer luftës me shkëmbinjtë, të pasuruar me argjend e ari, derisa vet përballen me mbijetesë.

Mjaftoi ajo që pashë në Muzeun e kristaleve të këtushme, për të parë se ç`thesar ruanë brendia e horizonteve të Trepçës e në ç`gjendje të katandisur janë ata që e nxjerin duke derdhur djersën rrëke dhe rrezikuar në vazhdimësi shëndetin e duke mos që të  mbrojtur as në pikpamje shëndetësore.