Futbollistët shqiptarë zunë vendin e parë në turneun Mundialito 2019 në Zvicër

805

Këtë vit ky turnir u mbajt në Geroldswil të kantonit të Cyrihut dhe në te morën pjesë 13 nacionalitete nga Zvicra, duke prezantuar shtet e tyre, meqë rast ekipi i shqiptarëve mundi, madje edhe ekipet e Italisë Turqisë.- Trajner i ekipit shqiptar ishte Milazim Fetahu, ndërsa asistent i tij Bekim Selimi

Teksti e fotot: Hava Kurti Krasniqi

 

Për të dhjetën herë u organizua turniri i futbollit nga Mundialito. Në këtë turnir të drejtë për pjesëmarrje kanë vetëm futbollistët nga Zvicra por është edhe turnir ndërkombëtar “Kinder WM mundialito”, sepse lojtarët luajnë për vendet e origjinës.
Në këtë turnir morën pjesë trajneri Milazim Fetahu edhe asistenti Bekim Selimi si dhe shumë trajnerë të ekipeve ndërkombëtare. Lojtarët ishin të kategorisë së moshave të vogla pra lojtarët e kësaj kategorie janë të lindur 2007/2008 . Këtë vit ky turnir u mbajt në kantonin e Cyrihut në Geroldswil dhe në te morën pjesë 13 nacionalitete nga Zvicra duke prezantuar shtetin e tyre.
Kësaj radhe, Milazim Fetahu si trajner i denjë së bashku me asistentin e tij organizuan ekipin me disa nga lojtarët që i njihnin dhe me disa që u lajmëruan përmes qendrës Mundialitos . Të dy trajnerët besonin fuqishëm në talentin e këtyre lojtarëve dhe ishin të sigurt se nëse funksionojnë si ekip s’ka kush ti ndalte drejt fitores. Që nga takimi i parë me lojtarët trajnerët i motivuam, duke treguar entuziazmin dhe besimin që kishim në guximin e tyre; i frymëzuan për një organizim drejt fitores. Në pyetje tonë : Sa ishin të dëgjueshëm lojtarët? Trajneri Milazim Fetahu ekskluzivisht për prointegra.ch, u përgjigj “Lojtarët ishin të dëgjueshëm dhe ishte një kënaqësi ti shikoje këta djem të ri se si luanin futboll. Ne i motivonim duke u thënë: ju jeni e ardhmja e Kombëtares, ju do të bëheni si Xhakat, si Shaqiri, si Zhegrova, si Rashica, etj. Sepse edhe ata kanë filluar si ju të luanin” dhe shton duke qeshur” u thoja se kupën do ta dhurojmë te emisioni Fol Shqip sepse ata na e ruajnë me besë shqipe” “U thonim se nesër edhe për ju do të shkruhen libra sikur për Vëllezërit Xhaka” Të shtunën u luajtën 8 lojë, ndërsa të dielën 4 lojë dhe u kualifikuam për 1/2 finale. Aty na priste një kombëtare e fortë :Italia. Por lojtarët e tanë ishin aq te motivuar sa që nuk kishte kush i ndalë, dhe i fituam italianët 2:0, duke u kualifikuar për finale. Edhe në finale nuk kishte kthim aty e fituam Turqinë, po ashtu 2:0 Morëm shumë komplimente prej shumë trajnerëve të huaj që na thoshin : ju ishit vërtetë më të fortit dhe e merituat të jeni fituesit ndërkombëtar në Mundialito 2019″ Kishte edhe personalitete sportive prej Bundesliges që pas Turnirit edhe kërkuan kontakte me disa lojtar të ekipit tonë. Vlen të theksohet ndihma e madhe morale e prindërve, ata kanë sjellë me të madhe ujë e perime. Ndihma e tyre në këtë vapë ishte një përkrahje e lartë. Lojtarët që morën pjesë: Nr.1 Irjan Rexhepi- portier Nr.2 Floni Selimi Nr.3 Eldi Selimi Nr.4 Dion Cakolli Nr.5Lorik Limani Nr.6 Lorian Gjura Nr.7 Dion Fetahu Nr.8 Elson Maksutaj Nr.9 Dion Rama Ne.10 Dion Vinca Milazim Fetahu dhe trajner Assitent: Bekim Selimi