Punimet e piktorit Ramë Beqiri në një ekspozitë të Gjenevës

 

Me emërtimi „Ëndrra dhe Realiteti“ është ekspozita e porsahapur qytetin Gjenevës në Zvicër që ka për bashkautorë artisten e  fotografisë, Dos Santos dhe i piktorin Ramë Beqiri, me prejardhje nga Ferizaj i cili po prezantohet me 15 piktura, derisa fotografja Dos Santos me 15 fotografi – . Ekspozita, që u hap me 9 tetor në Galeri Hermance, do të jetë e hapur deri në fund të këtij muaji

Tash piktorët shqiptarë me punimet e tyre tejet cilësore janë bërë pjesë e ekspozitave personale apo kolektive edhe në lokalet më reprezentative siç është edhe kjo galeri  nga shekulli 16-të, me fond të periudhës gotike. Në një prononcim të fotografes Mél Dos Santos mësohet se ajo vjen me një udhëtim të gjatë me projektet e saj, filluar me ekspozita nga  Meksika ne Portugali, Francë e se fundi ne Gjenevë, për te bëre një ëndërr realitet siç  shprehet ajo.

Ndërsa sa i përket piktorië Ramë Beqiri, ai pas kësaj ekspozite, në muajin dhjetor te këtij viti, do të jetë pjesëmarrës në ekspozitën e radhës në Galerine Pedrera Galeri, e projektuar nga artisti dhe arkitekti i njohur Antoni Gaudi, që ka projektuar dhe katedralen në Barcelonë. Sipas Ramës, bashkëpunimi i këtyre dy artistëve ka ndodh pas ekspozitës që ka pasur në Milano.  Ai thotë se: Aty është pëlqyer puna ime nga njohës të artit dhe kam marrë një ftesë për të ju bashkuar artistëve të njohur që do të marrin pjesë edhe në ekspozita të tjera, e kjo pos që është një privilegj për mua është edhe një arsye për të vazhduar këtë udhëtim të bukur e impresionues“.

Nga vet autori i pikturave, Ramë Beqiri i cili na dërgoi edhe c foto, mësuam se ekspozita ka ngjallë që në ditët e para interesimin e publikut shqiptaro-zviceranë dhe të komuniteteve të tjera.