Pse shqiptarët nuk kanë blerë asnjë libër?

Kohëve të fundit në rrjete sociale ka qarkulluar një anketë, e cila ka treguar se afër 78 për qind e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër gjatë vitit 2022 dhe vetëm 7 për qind kanë blerë një libër dhe rreth 10 për qind 2-3 libra. Kjo padyshim se është një shifër shqetësuese dhe tregon se niveli i leximit ka rënë. Por faji nuk është vetëm te studentët dhe qytetarët por edhe te Qeveritë tona, të cilat nuk po mbështesin mjaftueshëm shtëpitë botuese , që të kenë çmime më të ulëta të librit dhe nuk po stimulojnë leximin. Nëse marrim shembull një libër të njëjtë që është i botuar në gjuhët e huaja, konkretisht atë turke Platoni “Republika”, ai në gjuhën turke kushton vetëm 16 lira (sot 16 lira vlejnë 50 denarë ose koha kur është shtypur libri në qershor 2021 -150 denarë). Ndërsa në gjuhën shqipe i njëjti libër vlen 790 denarë apo afër 13 eurove.

Gjithashtu edhe librat në gjuhën maqedonase janë shumë më lirë se ato në shqip.

Eh poo, pastaj të rinjtë nuk po lexojnë. Çështja e një studenti sot është mes librit dhe dy vakteve ushqimore.