Në shenjë krenarie, në kantieret e “Aida Immobilien AG” me plisa të bardhë

Ditë më parë, mësuam se gjatë një ceremoni me rastin e kryerjes së një objekti të ri në Oberentfelden të Aargau , se punëtorët e firmës Aida Immobilien AG, me pronar Selajdin Ahmeti, do të jenë në kantier me plisa të bardhë edhe atë në shenjë dashurie për kulturën dhe traditën kombëtare.- Punëtorët si krenari përkujtojnë gjithashtu se këtu flitet shqip, punohet shqip, por edhe investohet në trojet shqiptare, prej nga edhe sillen dritaret e kuzhinat për objektet e reja që kryen “Aida”. 

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Ishte vërtetë kënaqësi të shikosh punëtorët shqiptarë sesi punonin me qeleshe në kokë dhe këndonin, por edhe këndonin shqip në shenjë të identitetit kombëtar, por edhe të kontributit të tyre që në një treg konkurrent, siç është Zvicra, arrin të realizojnë projekte të një cilësie të lartë, madje shpesh edhe në afate rekorde.

Derisa punëtorët, punonin në vendosjen e pllakave të një objekti, zhvilluam një bisedë të shkurtër me pronarin e firmës Aida Immobilien AG,  Selajdin Ahmeti, kësaj radhe po ashtu me plisa në kokë. Madje këtë kënaqësi e gëzim e përjetuan, po ashtu me plisa të bardh në kokë, edhe vet pronari i firmës me dy djemtë e tij simpatik.

Migrimi që në moshën 18 vjeçare

Mësuam se, ai qysh si 18 vjeçar kishte migruar nga fshati Potoçan i ulet i Rahovecit dhe se në fillim i ishte dashur të bëjë edhe punë të ndryshme, porse krahas kësaj shkollën qe e kishte lënë në vendlindje e kishte vazhdimisht ne kokë. Ndaj edhe i ishte përvesh shkollës qe nga fillimi i viteve nëntëdhjeta, përmes kurseve e seminareve në fushën e ekonomisë, e pastaj edhe të marketingut e specializimeve ne sektorin Immobiliar. Në saje të angazhimit e mundit arriti që të ndihmojë jo vetëm familjen e tij, por edhe njerëzit e tjerë në nevojë. Madje disa i bëri edhe me çati të reja në Kosovë, pasi edhe vet kishte kaluar përmes një rruge shumë të vështirë jetësore.

Konsolidimi i firmës me mbi 100 banesa në menaxhim

Pasi tash për një periudhë prej 17 vitesh përvojë pune falë shkollimit adekuat ne drejtimin e kompanive immobiliare, tash ia ka arrit që ta konsolidojë firmën dhe shton edhe numrin e punëtorëve e krahas kësaj edhe të bashkëpunëtorëve afarist, kryesisht shqiptarë, te cilët ndihen me fat qe punonin për kompaninë e tij.

Kështu tash në menaxhim të vet firmës Aida Immobilien AG, janë mbi 100 banesa, në të cilat rreth 40 për qind janë banues shqiptarë. Lidhur me këtë Sela thotë se, shqiptarëve u jep një favor financiar, për një çira më të lirë mujore për çdo familje shqiptare prej 100 frangash, por gjithashtu u është mirënjohës qiraxhinjve për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj banesave të firmës së Aida Immobilien AG.

Karakteristika tjetër, e punës së madhe që bën Sela, siç e quajnë zakonisht miqtë e tij, nuk është vetëm orientimi kah bashkëpunimi këtu në Zvicër me afaristë e punëtorë shqiptarë, por edhe sjellja e një pjese të materialit ndërtimor nga Kosovë, në mënyrë që një pjesë e parasë të derdhet në këtë mënyrë si investim në vendlindje.  Nga materialet që zakonisht blen në Kosovë firma e Selës janë kuzhinat dhe dritaret, që zakonisht i sjell nga Prizreni, por që është duke hulumtuar tregun edhe për materiale të tjera, po u gjet leverdia financiare.

 Mësimdhënia dhe rekrutimi i të rinjve për menaxher

Një fushë tjetër, krahas imobiljeve, për te është se ai me vite është mësimdhënës i seminareve te ndryshme ne rekrutimit dhe përgatitjen e menaxherëve të ri në fushën e imobiljeve, edhe atë si në pikëpamje profesionale, teknike ashtu edhe psikologjike.

Pra i është dashur të bëj një punë përplot angazhim e përqendrim, në mënyrë qe Aida Immobilien AG të korr sukses dhe të që të jetë konkurrente në tregun jo edhe të lehtë zviceran.

Ne si shqiptarë, natyrisht se na gëzon puna që ka bërë Sefa si edhe shumë të tjerë shqiptarë në fusha të ndryshme në Zvicër, ndaj edhe krejt në fund i kërkuam edhe një mesazh apo porosi për të tjerët: “ Dëshira ime është që të rinjtë të ngritën si në pikëpamje shkollore ashtu edhe profesionale, ndaj edhe e vetmja porosi e imja është që të rinjtë që kanë sot kushte më të mira se ne dje, që ti përvishen mësimit e të tregojnë vullnet e gatishmëri për dije dhe për punë praktike, që emrin e shqiptarëve edhe më ta lartësojnë, qoftë edhe si ne në këtë rast: me plisa të bardhë në kokë!”