I merren lejet të gjithë atyre që shkelin rregullat e komunikacionit

Një raport që ka dalë së fundi nga Policia e Kosovës, është bërë e ditur se vetëm gjatë këtyre katër muajve të këtij viti, janë marrë 2128 patentë shoferë. Gjithashtu është bërë e ditur se vozitësve të cilëve i janë marrë patent shoferët i është ndaluar edhe vozitja, për shkakë të shkeljeve që ata i kanë bërë në komunikacion. Këtyre shoferëve, pos që I është marrë patent shoferu gjithashtu i janë shqiptuar edhe pikë negative, ku gjithsej thuhet të jenë shqiptuar 5076 pikë. Shqiptimi i pikëve negative përfshinë tejkalimin e shpejtësisë, hyrje në shenjën e dritës së kuqe në semafor, tejkalimi jo i rregullt, mosrespektimi i shenjës apo urdhërit të personit të autorizuar, ngasja nën ndikim të alkoolit etj.

Policika e Kosovës ka apeluar vozitësit që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe ti respektojnë shenjat e komunikacionit, sepse në të kundërtën ndaj tyre do të shqiptohen masa ligjore. Kjo sepse kohëve të fundit në Kosovë ka pasur aksidente të shumta, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.