PROGREDIR: MUNDËSIA PËR ARSIMIMIN E MËTEJMË PROFESIONAL NË ZVICËR

Projekt Progredir u mundëson migranteve gra (tani në Bernë edhe migrantëve burra) nxënien e arsimimit parësor profesional. Është iniciuar nga Unia në vitin 2009 dhe tani më ka arritur në një fazë të re.

Migrantet e migrantët shpesh diskriminohen në tregun e punës: kualifikimet e tyre nuk pranohen, apo ata kanë lënë herët shkollën. Andaj, për ta është e vështirë që të zhvillohen më tej profesioneve të pasigurta. Në shumë raste migrantët nuk e flasin mirë edhe gjuhën lokale, gjë që paraqet edhe një pasojë tjetër diskriminuese.

Fillimisht projekti Progredir u jetësua në kantonin Waadt (Vuad), fillimisht si eksperiment vetëm për gratë portugeze. Ky pilot-projekt ishte shumë i suksesshëm, falë tij 11 gra arritën të marrin certifikatën federale të aftësimit profesional (EFZ).

ZHVILLMI I MËTEJMË I PROGREDIR

Prokredir është zhvilluar më tej duke u zgjeruar për migrantët edhe të të gjitha vendeve tjera. Tani do të fillojë në Vaud versioni i katërt. Në bashkëpunim me ECAP, ekspertë dhe shkolla profesionale u ofrojmë migranteve qasje në arsimim, që u mundëson parasëgjithash grave të marrin certifikatën shtetërore (EFZ) si profesioniste hotelerie, profesioniste restoranti dhe profesioniste për mirëmbaje e pastrim godinash. Deri më tani rreth 200 gra kanë marrë pjesë në arsimimin e Progredir dhe rreth 30 gra tanimë kanë marrë certifikatën shtetërore (EFZ).

PËRPARËSITË E PROKREDIR PËR GRATË

Ne u ofrojmë grave kurse, të cilat janë të përshtatura për të rriturit, dhe në kohët, që përputhen me jetën profesionale. Kjo është unike në Zvicër. Arsimimi profesional është i rëndësishëm, pasi kështu gratë pajisen me perspektiva të reja profesionale dhe të pagave. Kështu migrantët zhvillojnë një vetëdije të re, dhe mund ti kuptojnë dhe mbështesin fëmijët e tyre më shumë edhe gjatë shkollimit…

RISITË: PROGREDIR TANI ËSHTË DUKE HYRË NË NJË FAZË TË RE

Progredir tani ofrohet edhe në kantonin e Bernës, por me fokus në lëmin e gastronomisë. Për këtë është angazhuar fuqishëm Mauro Moretto, përgjegjës për degën e gastronomisë në sindikatën Unia. Arsimimi tani është i hapur edhe për burra dhe ofron certifikatën shtetërore për profesionistë restoranti. Për këtë duhet të plotësohen disa parakushte. Mirëpo planifikohet të ofrohen të gjitha arsimimet e mëtejshme në lëmin e gastronomisë. Nëse dikush nuk i plotëson parakushtet për nxënien e certifikatës federale të aftësimit profesional (EFZ), mund të ndjek paraprakisht kurset gjuhësore, gjegjësisht kursin “Galateo”. Ndërsa mundësia e nxënies së certifikatës shtetërore të aftësimit profesional mbetet hapur për më vonë.

PARAKUSHTET PËR CERTIFIKATË SHTETËRORE (EFZ)

Për të bërë EFZ-në duke u thirrur në Nenin 32 të ligjit për arsim (d.m.th. në mungesë të shkollimit formal), duhen pas 5 vite përvojë në degën në fjalë, i punësuar në Kantonin e Bernës (kjo vlen për Progredir në Kantonin Bernë) dhe nivelin e njohurisë gjuhësore A2-B1 të gjuhës lokale (gjermanisht apo frëngjisht).

TUBIME INFORMATIVE

Të interesuarit mund të informohen dhe eventualisht edhe të regjistrohen me sa vijon:

  • Të hënën, me 13 nëntor 2017, nga ora 15:00 ose 18:00, në Unia Bern, Monbijoustrasse 61, 3001 Bern. Personi kontaktues: Michael Bolettieri, Unia Bern: 031/ 385 22 22
  • Të hënën, me 20 nëntor 2017, nga ora 16:00 ose 18:00, në Hotel Metropole, Höheweg 37, 3800 Interlaken. Personi kontaktues: Silvia Birnstiel, Unia Thun: 033/ 225 30 20
  • Të hënën, me 27 nëntor 2017, nga ora 16:00 ose 18:00, në Unia Biel, Murtenstrasse 33, 2501 Biel, kati 5. Personi kontaktues: Antonio Castro, Unia Biel: 032/ 329 33 33

Personi kontaktues për të gjitha tubimet informative: Mara Zala, ECAP Bern: 031/ 381 81 33

Për Progredir në Kantonin Vaud mund të kontaktohet Unia e regjionit Vuad apo ECAP.

Për Prokredir në kantonin Bernë të interesuarit mund të informohen në sekretariatet e Unia në Bernë, Thun, Interlaken, Burgdorf, Huttwil, Langenthal, Langnau, Biel, Lyss, tek Fondacioni ECAP apo në faqen e internetit:

www.progredir.ch, apo

www.unia.ch;

www.ecap-fondazione.ch

 

Osman Osmani, sekretar nacional për migracion në sindikatën Unia