Poeti Bujar Salihu edhe një mandat në krye të SHKSH në Zvicër

 

Në konkursin për poezi të Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, tri vendet e para u takuan poetëve: Ramë Oraca, Arbër Metukut dhe Emrije Krosi, për art figurativ Çmimin “Brahim Kodra” e fitoi piktori Dussi Sadriji, ndërsa Çmimi për poezi« Penda e Artë-Martin Camaj 2022 » iu nda shkrimtarit Arbër Ahmetaj. 

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Ne kuadër të Ditës Botërore të Poezisë, në lokalet e Konsultës së Republikës së Kosovës në Cyrih sot u mbajt kuvendi zgjedhor i SHKSHZ, nën drejtimin e kryetarit Bujar Salihu, i cili edhe i bëri një vështrim të shkurtër periudhës së aktivitetit dyvjeçar, që u përshkua me vështirësi të shumta shkaku i pandemisë. Por, megjithëkëtë kryesia arriti të organizojë disa promovime librash si dhe të nxjerr disa numra të revistës elektronike.

Në këtë tubim krijuesish, nga fusha të ndryshme të artit meqë u shpallën rezultatet e konkursit letrar për poezi dhe art figurativ. Vlerësimi i punimeve të arritura në konkurse prej dhjetëra e dhjetëra autorësh jo vetëm nga mërgata, por edhe trojet etnike i ishte besuar poetit Shaip Beqiri, i cili që në fillim prurjet në këtë konkurs i vlerësoi si një pikë kthese të natyrshme dhe spontane, por edhe arritjesh si në sasi e edhe sa i përket vlerave.

Ja edhe rezultatet e konkursit për tri çmimet e para: Çmimi i parë “Martin Camaj”, Ramë Orancajt për poezinë “ Për ty”;  Çmimi i dytë “Martin Camaj” shifrës 0100  me autor Arbër Metuku për poezinë “Lundërtar” dhe Çmimi i tretë “Martin Camaj” shifrës  0112 me autore Emrije Krosi për poezinë “ Vetja ime dhe unë…”

Ndërsa për botim te revista e kësaj u propozuan shifra 0078 , me autor Afrim Demiri-Ferizaj, poezia: “Nëpër unazat e përgjakura”; 0087 (Shkurtë Kadriu-çitaku), poezi “Reminishencë”;¸0099 (Lulzime Malaj) Pas “Madame Butterfly”; 00109 (Ajne Iberhysaj, poezia “ Trishtimi” i gjithësisë”; 0130. (Aferdita Salihu), “Lomturi makbethiane “; 0140. (Trëndafile Lula) “Unë , Kalypso”; 0142. (Sadik KrasniqiI “Peligrini”; 0144. (Fatmire Sopa) “Përsiatje” dhe 0148. (Vaxhid Xhelili) për poezinë “Meditim i përhershëm”

Me tu shpallur rezultatet e konkursit autorët e pranishëm lexuan krijimet e tyre, meqë rast si poezi më e mirë u shpall ajo e poetir Arbër Ahmetaj, i cili edhe fitoi Çmimin “Martin Camaj 2022”.  

Me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re të kësaj shoqate, pati dsa propozime , ndërto që edhe për dy vjet ti vazhdohet mandati kryesisë së deritashme, që të zgjatet mandati nga dy në katër vjet, apo të votohen anëtarët e ri, meqë rast mbretëroi qëndrimi që të shkohet një listë plotësisht të re, pasi gati gjysma e anëtarëve të deritashëm ishin tërheqë nga kryesia. Ndaj edhe u propozua një listë e zgjeruar prej 10 kandidatësh, me vendimin që vetëm pesë nga ta që fitojnë numrin më të madhe të votave të përbëjnë kryesinë e re. Pas daljes në votim, numrin më të madh të votave e fituan:  Bujar Salihu, Edlira Dedja, Mirela Duka, Adem Dërmaku dhe Fatmire Sopa, ndërsa për kryetar me një mandat të ri dyvjeçar u zgjodh sërish Bujar Salihu, i cili edhe fitoj numrin më të madh të votave nga radhët e të pranishmëve.

Sekretari i deritashëm i kësaj shoqate Florim Useni, i cili paraqiti raportin financiar meqë rast u pa se Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, kryetari i të cilit është Florim ka qenë sponsores kryesor e aktiviteteve dyvjeçare të vet shoqatës së krijuesve shqiptar në Zvicër. Porse Florimi nuk pranoj të jetë edhe më tej në kryesinë SHKSHZ për shkak të obligimeve të tjera që ka në kuadër të rrjetit të bizneseve.