Presidentja Osmani shkëlqeu në shfaqjen e modës së Valdrin Sahitit: Më bindi t’i drejtoja flokët pas 12 vitesh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë (e hënë) ishte e pranishme në sfilatën e organizuar nga kreatori, Valdrin Sahiti.

Dizenjatori i njohur dhe shumë i suksesshëm nga Kosova prezantoi koleksionin e ri të veshjeve në një mbrëmje me shumë emra të njohur që ishin të pranishëm.

Duke folur për sukseset dhe punën e tij, Osmani u shpreh se ai është mjaft kritik dhe kërkues ndaj punës së tij gjë që ka ndikuar edhe në pamjen e presidentes.

Foto: Instagram

E para e vendit e cila ka shkëlqyer me elegancën tha se ishte Valdrin ai që e bindi që pas 12 vitesh t’i drejtonte (fenerim) flokët.

Emri i Kosovës të shkëlqej edhe tek disa yjet më të njohura në botë dhe kështu i ka bërë nderë jo vetëm punës dhe përkushtimit të tij por gjithë Kosovë, prandaj i uroj shumë suksese dhe shpresoj që do të jetë shembull edhe për shumë gjenerata dhe breza që do të vijnë pas se me punë dhe mund arrihet çdo gjë”, tha fillimit Osmani në një prononcim për Klan Kosovën.

Foto: Edita Ramadani/Instagram

Valdrini është shumë kritik është shumë kërkues, më ka bindur t’i fenerati flokët pas 12 vitesh, kështu që kjo tregon shumëçka”, u shpreh presidentja e Republikës. KlanKosova/