Premiera e “Nitës” së Reles, shfaqet për herë të parë nga vet arbneshët në Zarë

Në Teatrin e qytetet të Zarës, përplot publik u luajt në dy gjuhë kjo dramë e Reles duke sjell në skenë jo vetëm shumë një freski, por edhe mall e emocione për tokën e të parëve që migruan nga rrethina e Shkodrës gati tre shekuj më parë

Teksti dhe fotot Rexhep Rifati, speciale për prointegra.ch

Gjatë qëndrimit disaditor në qytetin e Zarës, ku jeton njëri nga komunitetet më të hershme të shqiptarëve, pas atyre në Kalabri e Sicili, në natën parë, më 6 Maj 2019, për portalin tonë: prointegra.ch, përcolla premierën e Dramës së Vlladimir Josip Relës, që u shfaq për herë të parë në dy gjuhë; në arbnishte të vjetër dhe kroatisht. Madje edhe me veshje siç bahen edhe më tej në trojet e të parëve.

Ishte tejet simpatike të shikosh sesi edhe moshat më të reja, lozin për bukuri në skenë duke i kujtuar e përtërirë kujtimet për shpërnguljen e dhunshme të parëve tyre nga trungu arëror. Me rastin e “Ditëve të arneshëve” manifestimin e shpalli të hapur, kryetarja e komunitetit arbnesh, profesoresha. Maximiljana Barančić, kryetare e komunitetit arbnesh, e cila përshëndeti të gjithë të pranishmit, në mesin e tyre edhe përfaqësuesit e Ministrisë për punë dhe mirëqenie, të Republikës së Kosovës, në krye me Safet Sylën, drejtor i përgjithshëm i kësaj ministrie, si dhe sekretarin e ambasadës së Kosovës në Zagreb, Bekim Qollakun

Më pastaj në skenë dolën aktorët e ri arbnesh, të cilët duke iu kthyer rrënjëve stërgjyshore, realizuan në skenë në gjuhën e të parëve dhe në kroatishte “Nitën” e Relës. Ishte kjo një shfaqje tejet simpatike e realizuar mirë për kushtet e një mërgate të shpërngulur nga trojet arbërore, këtu e rreth 300 vjet më parë, por që ende e ndien në shpirt gjakun arbëror. Ndonëse shumica amatorë, fëmijët arbnesh në skenë krijuan një atmosferë shumë mallëngjyese, sa salla e përmbushur përplot me pektatorë, arbnesh, kroat e të tjerë, i shpërbleu me duartrokitje të gjata dhe lule. Shfaqja u dha në godinën e Teatrit të qytetit të Zarës.