Arbëreshët vizitojnë Kosovën

Që nga e premtja në Kosovë ka filluar manifestimi “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”, me c’rast një grup i arbbëreshëve po qëndron për vizitë në Kosovë, duke vizituar dhe mirëpritur nga institucione dhe zyrtarë të shumtë.

Për nder të tyre, të premten u mbajtë mbledhje e vecantë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të shtunen, arbëreshët vazhduan me aktivitetet e tyre, ku ata parakaluan në sheshin “Zahir Pajaziti”, të veshur me veshje tradicionale, ku më vonë u mbajtë edhe koncerti me këngë e valle arbbëreshe, ku u përformuan këngë të ndryshme nga Ansambli nga Italia si dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Ndërkohë, të dielen grupi i arbëreshëve kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ata janë shprehur të emocionuar nga vizita e tyre në Prekaz, ndërsa kanë thënë se është obligim i secilit që të nderojë dhe ti përkulet dëshmorëve të rënë për liri. Madje për disa nga ta, kjo ishte hera e dytë që vizitojnë varrezat e familjes heroike Jashari, të rënë dhe të flijuar për lirinë e atdheut.

Ndryshe, vizita e arbëreshëve në Kosovë, është mirëpritur shumë mirë sepse ka qenë një kënaqësi e vecantë që pikërisht në shënimin e 20 vjetorit të lirisë dhe clirimit, kanë qëndruar ata konntributi i të cilëve është i pakrahasueshëm.

Vizita e delegacionit arbëreshë, do të përfundojë sot, ku ata qëndruan për plotë 3 ditë në Kosovë, duke vizituar vendet dhe monumentet më të rëndësishme dhe më domethënëse për lirinë e Kosovës.