Thuaja se në çdo manifestim ndërkulturor që organizohet në Bernë me rrethinë, e sidomos në komunën ku veprojnë janë pjesëmarrëse Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern dhe Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” që veprojnë si një binom, duke bashkëpunuar ngushtësisht në prezantime të programeve që për taban kanë kulturën e mirëfilltë shqiptare që zakonisht përbëhet me këngë e me valle.
Dy ditë më parë Festa e komunës MUNDIGE FESCHT, mblodhi qytetarët, shoqatat dhe shkollat e mësimit plotësues për të festuar së bashku. Ndër të gjitha gjuhët dhe kulturat, ishte edhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern& Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi, që përcollën tek publiku këtë program:
Kori i nxënësve të shkollës shqipe në Ostermundigen.
Recitalin nga nxënësit e nivelit të tretë ,,Jeta» të Gonxhe Bojaxhiut/Nëna Terezë.
Kori i nënave të nxënësve
Kërcim balet nga nxënësja Tara, nën melodinë ,,Baresha» të Nexhmije Pagarushës.
Valle popullore shqiptare nga vallëtaret e shoqatës.
Këngëtarët dhe instrumentalistët e palodhur që veprojnë në kuadër të shoqatës.
Ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura nga familjet shqiptare që ju ofruan qytetarëve në tendën e SHKSH,,Bashkimi» në bashkëpunim me Shkollën Shqipe në Ostermundigen.
Pjesëmarrësit njoftojnë gjithashtu se „Mundige Fescht“ komuna Ostermundigen Bern siguroi binën enkas per Shoqatën Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkollen Shqipe Ostermundigen. Këngë dhe valle te përgatitur nga stafi Bashkimi te prezantuar nga: Xhemailin Murtishi, Agron Islami, Teki Zulfia, Amir Asani, Alen Aliu, Ibish Shala kori nga nenat dhe nxënësit në role të ndryshme. Me valle spontane dhe shumë duartrokitje.
Në emër të prindërve, mësueses dhe nxënësve, falënderojmë komunën e Ostermundigenit për organizimin, kryesinë e Shoqatës, gazetarët e nderuar Kreativ MGstudio, Kasum Selimi dhe prindërit për bashkëpunim!