POETËT JANË SI YJET MBI RE

(“Gjersa yjet vezullojnë netët, heshtjen e mërgimit e thyejnë poetët…”! )

Në Hamburg  për të IX-ten herë me radhë u mbajt Festivali “PAVARËSIA POETIKE”, i cili u përshkua me një varg aktivitetesh: promovime veprash, ndarje çmimesh e mirënjohjesh, shpallja e anëtarësh nderi dhe program artistik

Teksti: Hasan Qyqalla
Fotot : Rexhep Rifati

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, mbajti për të IX-ten herë me radhë Festivalin “Pavarësia Poetike”, nismë që identifikohet që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Ky takim u mbajt falë mbështetjes së afaristëve të suksesshëm shqiptar dhe Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe shtypi i shkruar e ai vizuel, si RTK, bashkëpunëtori i Radios “Zëri i Arbërit”,…etj. Bujaria dhe mikpritja e veprimtarit, humanistit e afaristit të njohur Z. Xhelil MUSA, pronar i Hotelit “Musa’s Gruene Tanne (Pisha e gjelbër e Musas)” në Hamburg, ishte për çdo lëvdatë. Ky veprimtar meriton të hyjë në të gjitha analet kombëtare, por për këtë personalitet do flasim njëherë tjetër.

Festivalin tradicional “Pavarësia Poetike”, e madhështoi prania e përfaqësuesve diplomatikë të Republikës së Kosovës në Berlin, që përfaqësohej nga Z. Binak Berisha-këshilltar i lartë në Ambasadën e R.K. në Berlin, i cili përshëndeti në emër të Ambasadorit Z. Skender Xhakaliu, pastaj prania e Z. Flora Brovina – Deputete dhe Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Z. Majlinda Nana-Rama – studiuese, krijuese dhe kritike Letrare, Z. Shukrie Ramadani – U.D. Drejtoresh e Q.K. në Cyrih të Zvicrës, Z. Adnan Merovci, Z. Rexhep Rifati, të cilët me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Kryetari i LKSHM Z. Hasan QYQALLA me rastin e hapjes së këtij Festivali poetik. Paneli në përbërje të Z. Fran Tanushi-sekretar i LKSHM, Saranda Iseni dhe Ragip Dragusha, udhëhoqi këtë mbrëmje poetike. Më pastaj, Festivalin “Pavarësia poetike” e përshëndetën me pak fjalë edhe mysafirët e Nderit, si Z. Binak Berisha nga Ambasada e RK në Berlin, Z. Flora Brovina nga Prishtina, Z. Majlinda Nana-Rama nga Fieri, Z. Zekirja Idrizi nga Berlini, Z. Adnan Merovci nga Prishtina si dhe Z. Shaip Beqiri nga Zvicra.

  1. Poezi dhe valle të përgatitura nga shkolla shqipe në Hamburg, kompozim i mrekullueshëm

Festivali tradicional “Pavarësia Poetike 2016”, u hap me një evokim për Poetin e Profesorin Dr. Latif Berisha, përgatitur nga Martin Çuni. Vargje të zgjedhura nga opusi letrar i Prof. Latif Berishës, deklamoi Musa Mulolli. Më pastaj u hap “Ora letrare” me karakter garues, ku me punimet e tyre u paraqitën mbi tridhjetë krijues, që kishin ardhur nga shumë vende të Europës, veç Gjermanisë, si nga Suedia, Zvicra, Austria, Greqia, Franca…etj. Juria treantarëshe, në përbërje: Hasan Qyqalla, Anton Marku dhe Hysen Ibrahimi, me Çmimin e parë vlerësoi poetin Fran Tanushi, Çmimin e dytë Shukrie Ramadani, Çmimi i tret Sevëme Fetiqi, gjersa Çmimin e publikut e fitoi Ragip Dragusha kurse me Çmimin e jurisë u vlerësua poeti Dan Kosumi. Programin e sontëm e begatuan edhe nxënësit e shkollës shqipe Bucholz-Buxtehude me arsimtarin Z. Azem Xhafolli, kurse për koreografinë u përkujdes Z. Rifadie Selmanaj, isha anëtare e SH.K.A.!

 

  1. Promovimet letrare udhëhoqi paneli në përbërje Valdete Berisha, Mentor Thaqi dhe Sevëme Fetiqi

Në pjesën e dytë u bënë promovime të titujve të rinjë, me sa vijon:

Flora Brovina: “Stinë Jargavanësh”, recensionin e Z. Abdyl Kadolli e lexoi Saranda Iseni;

Musa Jupolli: “… me Kadaren” referoi Mentor Thaqi

Bukurie Bushati: “Prostitutë më bëri Nëna”, referoi Bardha Mançe

Besim Xhelili: vëllimi poetik “Besa”, referoi redaktorja e librit Majlinda Nana-Rama dhe romanin “1803”, referoi Anton Marku

Hysen Ibrahimi: “Vështrime, analiza, kritika, intervista…”, recensionin nga Fetah Bahtiri e lexoi Hasan Qyqalla

Majlinda Nana-Rama: “Zonja me të kuqe”, referoi Hasan Qyqalla…

Në fund të këtij Manifestimi madhështor, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë shpalli tre Anëtarë Nderi: Z. Flora BROVINA, Z. Shani HAMITAGA dhe Z. Martin ÇUNI, gjersa MIRËNJOHJE iu dha veprimtarëve Z. Xhelil MUSA (nikoqir i këtij Manifestimi), Z. Shukrie RAMADANI, Z. Majlinda NANA-RAMA, Z. Bardha MANÇE dhe Z. Agim GASHI!

Hamburg, 13. 03. 2016

Të Dielen, më 13 mars 2016, Lidhja e Keijuesve Shqiptarë në Mërgatë, organizoi promovimin e librit “Në hap me Rugovën” të autorit Adnan Merovci, ku fillimisht u shfaq një reportazh i shkurtër. Nuk kishte referime, veç vet prezantimin që bëri autori i këtij libri, Z. Merovci, për të hapur mundësinë e pyetjeve, sugjerimeve përballë të pranishmëve.

Manifestimi dyditorë i Festivalit “Pavarësia poetike 2016” përfundoi rreth orës 14.00!

Në fund u lexuan Telegramet përshëndetëse që dërguan Përfaqësuesit  e Diplomacisë të Republikës së Shqiprisë në Berlin, ish Kryetari i LDK-së, dega për Gjermani Z. Hafiz Gagica, …etj., gjersa  përkundër FTESËS që i është bërë Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Diasporës të Qeverisë së Republikës të Kosovës, (gjithnjë sipas Këshillit Organizativ), lere që nuk mori pjesë askush nga zyrtarët e këtyre dy Ministrive, por nuk e kishin adresuar as një Telegram përshëndetës. Të diturit thonë: “Le të mbetet në ndërgjegjjen e tyre”!

Hasan Qyqalla-Kryetar i LKSHM, gjatë fjalës së hapjes të Festivalit të IX-të me rradhë “Pavarësia poetike 2016”

(Përmes disa imazheve ilustrojmë rrjedhën e këtij manifestimi tashmë tradicional letrar)