“Plisat” e Dübendorfit, një shoqatë tejet simpatike artistike

 

Shoqata Kulturore “Plisat” nga Dübendorfi ( Dybendorfi) i kantonit të Cyrihut që në qershorin e sivjetëm shënon 8 vjetorin e themelimit, e që udhëhiqet me shumë sukses nga Mexhid Morina, është bërë një prezantuese simpatike e kulturës sonë jo vetëm në mesin e mërgimtarëve por edhe para artdashësve të tjerë në kanton e më gjer  

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Numri i grupeve artistike shqiptare sa vjen e shtohet, kështu ndodhi edhe me Shoqatën Kulturore Shqiptare “Plisat” në Dybendorf, në Qershor 2013, meqë rast tuboi rreth vetes kryesisht nxënës e të ri, kryesisht të lindur e të rritur në Zvicër, me qëllim që ata duke bartë një pjesë të kulturës shqiptare nga vendlindja e prindërve të tyre do të lidhen edhe më tepër me atdheun dhe traditat kombëtare.

Në vazhdën e këtij shkrimi po sjell një aktivitet të më hershëm ngase dy viteve të fundit u pezullua thuaja se e tërë puna e shoqërive artistike në mërgatë.

Pak vite më parë në Kuadër të Ditës së Flamurit në lokalitetin Fällanden, ku isha pjesëmarrës në festimin e organizuar nga Shoqata “Plisat”, me seli në Dübendorf, e që drejtohet me shumë zell, përkushtim, por edhe vetëfinancim nga bashkatdhetari Mexhid Morina, pata rastin që bashkë me shumë mërgimtarë të tjerë të përjetoj një atmosferë të këndshme artistike.

Po në atë mbrëmje “Plisat” Dübendorfit, bashkë me Shkolla Shqiptare të Vallëzimit në Zvicër, “Shota”, dhanë një program që u duartrokite gjatë nga të pranishmit , aq më parë që ish themeluesi i “Shotës”,  Agron Bajrami, që tash prehet në amshim kishte kontribuar shumë në ngritjen artistike të ansamblit të “Plisave”, përçka kryetari Mexhid Morina përherë i është mirënjohës.

Po në atë program nga kryetari i shoqatës së “Plisave”, Mexhid Morina u informova se grupi numëronte rreth 40 anëtarë dhe se “Plisat” e Dübendorfit kanë një jetëgjatësi vetëm prej tri vitesh dhe se megjithëkëtë grupi me programet e tija po pritet gjithnjë e më mirë nga publiku. Ndërsa që për gardërobën e instrumentet e gjitha nevojat materiale i plotëson vetë kryetari i

shoqatës, vërtetë një rast i rrallë sepse ai siç tha me të shoqen ka një firmë për pastrim, por që një pjesë të mjeteve kryesisht ia dedikon “Plisave”, pasi në grup kanë jo vetëm dy djemtë e tyre, por edhe shumë djem e  vajza të talentuara që jetojnë e veprojnë në këtë anë e që kanë nevojë për një mbështetje derisa e kanë prirjen dhe vullnetin. Përndryshe ka edhe ndonjë firmë apo individë, nga ana e prindërve që mbështesin “Plisat”. Ndërkaq që një shkollë në Dübendorf u ka mundësuar një sallë për mbajtjen e ushtrimeve.

Atë bot e sot “Plisat” u shumuan thuaja se me numër të dyfishtë, ndërsa që edhe prezenca e tyre doli edhe jashtë lokalitetit ku ata vepronë e sidomos në festat e përbashkëta me komunitetet e tjera edhe në programet e shfaqura brenda vet qytetit të Cyrihut.

Kënaqësinë më të veçantë ta ofron grupi i fëmijëve të kësaj shoqate i  veshur me kostume dhe i pajisur me flamuj kombëtarë që defilon jo vetëm në sallat e koncerteve por edhe në sheshet publike ku marrin pjesë “Plisat” , duke lënë një mbresë të veçantë, e me rëndësi edhe për bartjen e traditës kulturore nga brezi në brez. E rëndësishme është që shumica e këtyre fëmijëve edhe gjatë programeve komunikojnë në shqip dhe kështu krahas këngëve e valleve e forcojnë edhe shuhen e tyre amtare. Zakonisht mbrëmjet artistike që shfaqin “Plisat” shoqërohen edhe me ushqime tradicionalë të përgatitura me shije nga nënat shqiptare.

Kryetari i “Plisave” Mexhid Morina na informoi këto ditë se janë në pritje të krijimit të një klime më të volitshme për fillimin e provave dhe aktivizimin e koncerteve, në vartësi prej gjendjes pandemie që ka krijuar koronavirusi.