Personalitete historike shqiptare me teknikën ‚Oil në pëlhurë‘

Anton Krasniqi, piktor, i cili i takon frymës së ekspresionizmit, në pikturat e tij pos peisazheve paraqet edhe figurat shqiptare. Me anë të ngjyrave, formave, grafurave si dhe teknikës së tij ‚Oil në pëlhurë‘ më të cilën realizon veprat e tij, tashmë ai posedon shumë piktura që shfaqin personalitete shqiptare. Të gjitha pikturat nga puna që ai bën janë në atelien e tij në qytetin e Prishtinës. Me mbi 30 vite eksperiencë në pikturë ai pos ekspozitave në Kosovë realizoi ekspozita në Austri e në trevat shqiptare.

Më poshtë shfaqen disa nga pikturat e tij.