Përmes ekspozitave në Cyrih, fillon “Java e Kulturës Shqiptare” në Zvicër

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, ka filluar me një formë sa më ndryshe të aktivitetit të tij, kësaj radhe me një organizim kulturor, emëruar “Java e Kulturës Shqiptare në Zvicër”, që përshkohet me ekspozita, ligjërime e debate apo edhe prezantime letrare e deri tek pikat muzikore.- Hapjen e këtij manifestimi e shpalli, Orhan Spahiu, anëtar i kryesisë së KSHZ e më pastaj të pranishmit patën rastin të shijojnë punimet e piktorit Adem Dërmaku e fotot e Rromir Imamit.   

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Pas një pushimi prej më tepër se njëvjeçar shkaku i pandemisë, mbrëmë në Sebah të Cyrihut u organizua një manifestim kulturor, që në përmbajtje ka disa fusha të artit e kulturës. Organizator i kësaj ngjarje kulturore shqiptare, ishte Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër, në emër të të cilit manifestimin e shpalli të hapur Orhan Spahiu, i cili potencoi se kuvendi kësaj radhe ka dashur të nxjerr në dritë disa nga format e organizimit kulturor të shqiptarëve në shtetin helvetik. Përkujtoi se kësaj radhe do të ketë pjesëmarrje si në prani ashtu edhe debate edhe zviceranë, me qëllim që ata të njihen me arritjet e shqiptarëve në fusha të ndryshme. Në këtë kuadër në program gjatë ditës së sotme është një debat në gjuhën gjermane që ndërlidhet me të kaluarën dhe të sotmen e shqiptarëve në shtetin helvetik.
Më pastaj piktori akademik, Adem Dërmaku shpalli të hapura dy ekspozitat Rromir Imamit, punimet e të cilave u pritën me interes e kërshëri nga artdashësit e pranishëm, kryesisht të përkatësisë shqiptare. Dërmaku që vjen nga radhët e krijuesve shqiptarë në Zvicër përkujtoj se gjatë ditëve të ardhshme Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër do të merr pjesë edhe me botime edhe me leximin e punimeve nga autorët tanë që krijojnë në shtetin helvetik.

Për të gjithë të interesuarit që donë të ndjekin këtë aktivitet kulturor po e ofrojmë adresën ku po zhvillohet ky aktivitet: Gemainschaftszentrum Seebach Hertensteinstrasse 20 8052