Përkrahje e gjerë për monumentin e Skënderbeut te Hora e Arbëreshëve

Shoqata »Hora e Arbëreshëve» nga Zvicra, që ka marrë përsipër bashkë me mërgimtarët tanë  ngritjen e monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu te Hora e Arbëreshëve në Sicili, i ka shtri kontaktet edhe në mesin e shoqatave, klubeve dhe bizneseve shqiptare, ku po has në përkrahje gjithnjë e më të gjerë. Anëtarët e kryesisë, tash më në selitë e tyre kanë vizituar Shoqatën Kulturore « Bashkimi» në Ushter, Klubin e Motoristëve «Plisat» në Arbon, kryetarin e Ansamblit «Arbëresha» në Sirnach, ndërkohë kanë kontaktuar edhe me përfaqësuesit e ansambleve tjera, siç janë «Vatra» në Bülah , «Dardania» e «Trojet» në Winterthur, «Drita» në Kreuzlingen, Shoqërinë Kulturore Shqiptare “ Sharri” në Bernhardzell e tjerë. Meqë të gjitha shoqata e ansamble janë në vlugun e përgatitjes së koncerteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kontaktet me përfaqësuesit e tyre do të bëhen më vonë.

Në kuadër të shoqatës “Hora e Skënderbeut” po planifikohet edhe një gala-koncert i përbashkët në kuadër të aktivitetit për grumbullimin e mjeteve për projektin në fjalë.

( Foto e teksti :R. Rifati)