Përballë engjëjve

Përballë engjëjve

Më ftoi mësuesja në klasë
Kur nxënësit i pyeti se ç’profesion kam
Filloi njëra, vazhduan tjerët e më thanë shkrimtar
Ngase kishin dëgjuar për dy libra të botuar më parë

Vazhduan me pyetje ëngjëjt vogëlushë
Pyetjeve të dëlira si mund t’u përgjigjem
Megjithatë thashë ca fjalë
Kushedi se si ëngjëjt i pritën

Ja dikush më tha se përse shkruaj
Një tjetër se me çfarë shkruaj
Ushtonte klasa e s’i t’i përballoj
Këto pyetje që kështu më vërshuan

Unë në këmbë në mes të klasës
Ëngjëjt ngriteshin e uleshin në karriget e drunjta
Përgjigjesha i emocionuar jo pak
Mbretëreshë drejtësie vështronte mësuesja

Dikush nga nxënësit kërkoj nga unë
Dhe dëshirën ia plotësova
Nxora nga xhepi telefonin-Iphon
Vargje që shkruava së fundi i lexova

Dëgjonin vogëlushët e klasës III/7
Recitoja vargjet e vjershës në ekran përpara
Me titullin që si kurorë u rrinte mbi kokë
dhe që është “Historizë me arra”

Pas duartrokitjeve njomëzake
Dikush seç kërkoi një autogram
M’u vërsulën gjithë klasa me lapsa e letra
Një nënshkrim donin se më cilësonin shkrimtar

Nënshkrime më të bukura nuk kam dhënë
As që mund të jap ndonjëherë
Mbi fletë të bardha fletoresh të tyre
Engjëjt nxënës pragdimrin e bënë pragverë