A ta lë edhe një shënim
Hamendem me se të merrem
A ta lë edhe një shënim dite, një fletë ditari
Veten time…
Veten time
Ndoshta unë më së miri e njoh
Veten time
Ndoshta unë…
Mbase…
Thuaj diçka
Thuaj diçka kur heshtja shndërrohet në zymtësi
Thuaj diçka kur acar ndien në shpirt
Thuaj diçka dhe sfidoj këta akuj zymtësie
Thuaj diçka me kujdes të theksuar e zemrën mos e thyej
Thuaj diçka me qëllim të mirë
Thuaj diçka sa për të thënë diçka
A do të mundem të mësoj gjuhën e heshtjes
E të mos bëhem qyqar i heshtur?
Vërejtje (naive) vetes
Të ndalem pak e përsëri ta shoh veten,
Veten në pasqyrë
Po seç habitem e seç çuditem përsëri
Me këtë timen fytyrë
Kujdes, kujdes, vetja ime
Se mund të bëhesh horë
Mos po kërkon që të rrëmbesh
Frymëzime me zor
Kur shkruan kot, i pafrymëzuar
Duhet që ta dish
Ke thënë diçka në mënyrë naive
Diçka naivisht…
Për zotëriun vetmitar
Nëse të ndodhë të ndjesh vetmi
Deri në palcë
Duhet të qëndrosh si të ka hije
Njeri
Ballëlartë e krenar
Si zotëri…
Dhembje e vogël
Nëse do të përjetoj dhembje
Të mëdha, të çuditshme,
Të thella.
A do të di,
A do të mundem
Ta ngushëlloj vetveten…
Për gjërat që kam harruar
Për gjërat që kam harruar
Tash jam duke menduar
Si për shembull
Daljen e gjumit diku pas mesnate
Në banesë, në një vend diku
Duke më ardhur në mendje vargje
Për ndonjë pakënaqësi dite
Si ishte titulli që lindi pastaj, e si ishin vargjet…
Pyet harresa kujtesën
E cila kur të do përgjigjet
Po shkon edhe kjo verë
Po shkon kjo verë
Si një fundjetë,
Po shkon kjo verë
U ula pranë kompjuterit
U ula pranë kompjuterit
E ndeza dhe fillova bredhjen nëpër të si zakonisht
Klikimet më shpiejnë nëpër shumë adresa
Qofshin ato edhe të rastësishme
Mpihem pranë tij me orë të tëra
Në këtë ditë fundshtatori me shi…
S’kam pse e zgjas,
Me veten po flas…
Zhurmërimë qetësie
Gurgullimë uji që rrjedh gypave të ndërtesës dëgjoj
Ç’është ky vaj kështu them?
Dëgjoj dhe oshëtimë qetësie
Edhe po t’i mbyll veshët
Kjo zhurmërimë qetësie ku e ka burimin
Që vjen nga brendësia
Sekonda jete
Hedhin lojëvallen e tyre në një ambient shtëpiak
Vetmia, mërzia dhe monotonia vrasëse
E sulmojnë shpirtin
Që të pikojë vrer
Që të pikojë gjak
Brenda e jashtë
Ç’pate bletë
Që hyre brenda
Dhe vërdallisesh e kullot
Nëpër fushën e perdeve të sallonkuzhinës
Ç’nektar do thithësh?!
Në Lagjen “Marigona”
Ecim në këtë lagje periferike kryeqyteti
Në këtë lagje me rrugë, gjelbërim, hapësira të mjaftueshme
Me shtëpi, kafene, lokale,
E tëra kjo na shtyn në mendime
Se duhej e duhet të mendojmë më mirë
Për planifikime të një jete normale.
Kjo lagje duket e bukur,
Por, pse jo, do të doja ta dija se çka ka në brendi…
Sot në këtë të diel
Te këndet e lojërave lozin shumë fëmijë…
Ca ndjekin njëri-tjetrin te ky labirint
Mas(k)a mbrojtëse para zgjedhjeve
Po presim nga politikucët
Të fryhen e të shfryhen
Me frymëmarrje fyerjesh
Përbrenda Përmbytjeve
Sot u përmbyta në gjumë
Kur u zgjova s’kishte ujë
Tash nga ekranportalet
Po shoh vërshime përmbytjesh
A do të mundim ndonjëherë
T’i përmbysim përmbytjet?
Lojë bezdisëse me fjalë
Aderim,
Ater(r)im,
Me nderim…
Logjikë koalicioni
Tash ka ardhë koha
Që ti m’u shkri› në mu’…