Pedagogët tetovarë nderojnë “dishepujt e Koliqit” që reflektonin dritë e dituri

 

Gjatë botimit të fejtonit, mësova se disa nga pedagogët tetovarë shquhenpërkujdesje e kontribute për mësuesit e parë, apo siç i quan pedagogu nga Tetova Fadil Lushi: “dishepuj të Ernest Koliqit, që reflektonin dije, dritë, paqe dhe dashuri për atdheun.., për tokat e lirueme.., dashuri për fëmijët.., njerëz të cilët që kur u dukën këtejpari i kënduan dashurisë për shkrimin dhe këndimin.., njerëz që kënduan ABC-në e Manastirit!”

Nga Rexhep Rifati

Janë të shumta dëshmitë  faktet, madje sa krenare aq edhe sfiduese të popullatës së Tetovës, për dashurinë dhe sakrificën e saj për ngritjen e shkollës shqipe deri në nivel universitarë, madje edhe me viktima njerëzore. Se ku e ka zanafillën tërë ky interesim dhe kjo dashuri për shkollimin amtar, mesa kam mund të kuptoj së fundi burimin  e ka te gjeneza e mësuesve të parë shqiptarë, që erdhën nga Shqipëria qysh në fillim të Luftës së Dytë Botërore për të shtrirë një rrjetë shkollash në qytet e rrethinë.

Kontinentet gjeneratash

Momenti tjetër është se edhe pedagogët e tashëm, si edhe ata të mëparshmit që mbollën farën e parë të diturisë në gjuhën e të parëve tanë, mbajtën një kontinentet të vazhdueshëm, ndryshe nuk do të kishim sot kras një universiteti edhe me qindra kuadro ekspertësh profilesh të ndryshme si në Tetovë ashtu edhe në diasporë.

Me shtimin e interesimit tim për mësuesit nga Shqipëria që nga vitet e `40, më ra në sy se edhe disa nga pedagogët e tashëm tetovarë, që kanë shkelë edhe moshën e pensionit treguan përkujdesje të vazhdueshme për mësuesit e parë shqiptarë që erdhën për të shërbyer në këtë anë, ndaj edhe kanë ruajtur sa foto apo edhe kenë bërë shkrime duke kujtuar me nderim e pietete atë periudhë të lavdishme kur qindra mësues mbuluan mbarë hapësirën e Shqipërisë Etnike.

Ska si të kuptohet ndryshe kujdesi i pedagogëve Fadil Lushi, Shpresa Sinani, Ismet Krosi, apo edhe e mësueses shembullore tetovare në Zvicër, Ida Jashari, apo edhe të kolegut tim Ismail Arsllani që  përmes shkrimeve apo edhe fotove të hershme kanë vazhduar të kultivojnë respektin e dashurinë për të gjithë ata pishtarë që në rrethana të një lufte botërore arritën të mbjellin farën e diturisë në këtë pjesë të shqiptarisë, rrëzë Sharrit piktoresk.

Dishepujt me qëllime fisnike

Pedagogu Fadil Lushi duke e kujtuar madhështinë e Ernest Koliqit :“prej ministri dhe dishepujt me qëllime fisnike”,  duke nxjerr në dritë një foto të asaj periudhe nënvizon se : “Kjo figurë e poshtme është riprodhuar vitin shkollor 1941/42 diku në hapësirat e shkollës fillore “Skenderbej” në Tetovë. Në mungesë të provave bindëse, unë dhe ca miq të mi, nuk arritëm t’i zbulojmë emrat a identitetet e njerëzve (hiq mënjanë mësuesen, Fatbardha Çaushin nga Korça-e transferuar në Stanboll dhe Mësuesin e Popullit, Qemal Haxhihasanin nga Elbasani), që duken në këtë imazh human, emancipues.., në këtë shëmbëlltyrë të gëzueshëm të njerëzve me shikime të kulluar a të pastër, të njerëzve me buzëqeshje të çiltër.., të ëmbël dhe me vështrime premtuese.., një shembëlltyrë të dishepujve të Ernest Koliqit, që reflektonin dije, dritë, paqë dhe dashuri.., dashuri për atdheun.., për tokat e lirueme.., dashuri për fëmijët.., njerëz të cilët që kur u dukën këtejpari i kënduan dashurisë për shkrimin dhe këndimin.., njerëz që kënduan ABC-në e Manastirit!”.

Brezi i dritëdhënësve dhe farëhedhësve  

Por, po ky pedagog tetovar, tash në pension, shton se: “ Meqenëse sot do na mungojë kryeprotagonisti i përkujtimit të radhës.., do detyrohemi që në këtë imazh ta “gjejmë” mësuesin Vasil Dhimitrikun nga Elbasani, mësuesin Josif Todin nga Elbasani, mësuesen Paulinë Grabotskën nga Korça, drejtorin e shkollës “Skenderbej”, Beqir Kllojka nga Peqini, mësuesin Jusuf Starova nga Pogradeci i Lasgushit, Zenel Zaimin nga Peshkopia, Gani Jahjën dhe Jonuz Ballën nga Elbasani, drejtorin e shkollës bujqësore të Tetovës, Ahmet Tresin nga Kavaja, Murtezan Pezën nga Elbasani, mësues në f. Çellopek, Abedin Kajën nga Elbasani, Murtezan Kazadejn nga Elbasani, Dhimitër Shulitmanin nga Korça, Vangjel Dakën nga Elbasani, mësues në f. Xhepçishtë, Dhimitër Fullahin mësues në f. Zhelinë, nga Durrësi, Petes Kavaja dhe Zenel Hekalin nga Kavaja, Krinsathi Themon nga Vlora, mësuesen Lirikë Nikolli nga Elbasani, mësuesin Mufit Sinanin nga Gjirokastra, drejtorin e progjimnazit “Hoxhë Tahsini” në Tetovë, Sali Çaushin, për Sulejman Çaushin nga Korça, Zudi Kajnakun nga Elbasani, Mahmud Dumanin nga Elbasani, mësues në Tearcë, mësueset Dodona dhe Vojsava Ekalin, Ermiane Shulin dhe Meliha Molin, Ajshe dhe Amet Gjylçe dhe shumë e shumë njerëz tjerë dritëdhënës, farëhedhës.., dishepuj të Ernest Koliqit, që Tetovës dhe katundeve përreth saj, ua falën rininë e tyre.., njerëz që mbollën farën e dijes.., mësuesit e popullit, që përhapën dijen gjithandej ku jetonin shqiptarë.”…

Një dedikim për mësueset e para në Tetovë dhe përreth saj

A nuk është ky edhe një kontribut i jashtëzakonshëm i këtij pedagogu, që na radhit kaq shumë emra mësuesish që vërshuan në këtë anë në lulen e rinisë së tyre, apo përmes një dedikim tjetër mësueseve të para në Tetovë me rrethinë:  “ Kësaj radhe, do riprodhojmë figurat e mësueseve: Hyrreme Hajrullahu-Tresi, Fatbardha Çaushi-Sulejmani- mësuese nga Shqypënia?

ps
(Ferhan Mertol- fotografija e pare para hurjes se “Marshall Tito” viti 1948; rreshti i pare nga e majta: Zotni Muharemi nga Pançikova, Xhelal Reka, Hyrreme Hajrullau-Tresi, nje mesuese nga Shqiperija, dretori Burhan Muedini, Fatbardha Çaushi-Sylejmani z.Alishefi ( “i hipa pampurit”), ?;
rreshti i dyte: Shefqet Sylejmani, Seit Jashar Musai, Gani Luma, Hasip Kraniqi, Abidin Qafjani,?, rreshti i fundit: Riza Sylejmani, Memetali Ymeri (Karga), ?

Detaje interesante për Nënprefekturën e Tetovës

Edhe një pedagog tjetër, Ismet Krosi, profesor-asistent në katedrën e historisë në Universitetin e Tetovës, i kushton një shkrim asaj periudhe përmes një artikulli në Tetova new me titull: “Shkolla dhe arsimi shqip në Bashkinë e Tetovës me rrethinë (1941-1944), ku jep shënime mjaft të detajuara si këto: “Tetova në vitin 1941 i kishte 21.000 banorë. Nënprefektura e Tetovës, më herët, kishte pasur mbi 84.000 banorë, por nga shfarosja e shqiptarëve gjatë regjimit të Mbretërisë Jugosllave një pjesë e madhe e popullatës shqiptare mërgoi në vise të huaja, kështu që, në vitin 1941, si territor me 8 komuna dhe 40 fshatra, kishte 62.000 banorë, prej të cilëve 50.000 ishin shqiptarë dhe 12.000 sllavë…

Mëtej ky autor, jep edhe emrat e mësuesve, shumica të ardhur përmes Minstrit Koliqi: “Në vitin shkollor 1941/42 ishte hapur shkolla fillore nr. 1, e cila më vonë pagëzohet “Skenderbej”, kurse mësues ishin Abdi Kërçini, Zejnel Zajmi, Aleksandra Bibaja, Sotir Gallani, Margarita Gallani, Qemal Haxhihasani, Lirije Shahini dhe Spiro Vllazeroi.
Në vitin shkollor 1942-43 shkolla fillore “Skënderbej” i kishte gjithsej 393 nxënës, 310 meshkuj dhe 83 femra. Gjatë këtij viti shkollor mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Zav. drejtor Jonuz Balla, por kah fundi i vitit shkollor 1942/43 në këtë shkollë emërohet drejtor Beqir Kllojka; Josif Todi, mësues i kl.II/a me 34 nxënës; Elena Todi, mësuese e kl.I./a me 41 nxënës; Vasil Dhimitruka, mësues i kl.II/b me 33 nxënës; Abedin Faja, mësues i cili kalon për arsimtar në Lice të Tetovës; Kadri Koshari, mësues, i cili pezu- llohet; Pano Hido, mësues-kl.II me 25 nxënës; Theodora Biçka, mësuese e kl.I/c me 38 nxënës; Fatbardha Çaushi, mësuese; Jusuf Starova, mësues- kl.III me 30 nxënës; Paulina Grabocka, mësuese e kl.I/ç me 39 nxënës; Zejnel Zajmi, mësues i kl.I/d me 46 nxënës; Mit’hat Hoxha, mësues; R. Ismailati, mësues i kl.I/e me 45 nxënës dhe A. Gjylapi, mësues i kl.I/b me 40 nxënës. Në vitin shkollor 1943/44 shkolla fillore “Skenderbej” e qytetit të Tetovës i kishte gjithsej 279 nxënës dhe 57 femra. Gjatë këtij viti shkollor mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Jonuz Balla ishte emëruar përsëri zëv.drejtor, ngase Beqir Kllojka kishte kaluar në detyrë të re-sekretar i Inspektorisë së Arsimit në Tetovë dhe njëherit edhe Drejtor i Shkollës fillore “Skënderbej” në Tetovë; Pano Hido, mësues; Josif Todi, mësues; Vasil Dhimitruka, mësues; Elena Todi, mësuese; Fatbardha Çaushi, mësuese; Jusuf Starova, mësues; Paulina Graboeka, mësuese; Mif hat Hoxha, mësues dhe Zejnel Zajmi, mësues.

Ndërsa që në shkollën fillore “Tajar Tetova” : “Në vitin shkollor 1941/42 në qytetin e Tetovës ishte hapur edhe shkolla fillore nr. 2, e cila më vonë për ditën e 30 vjetorit të Flamurit kombëtar shqiptar ishte pagëzuar me emrin “Tajar Tetova”. Gjatë vitit shkollor 1941/42 drejtor i shkollës ishte Beqir Kllojka, kurse mësues të kësaj shkolle ishin: Pan Hido, Lazër Bibaja, Josif Todi, Lirije Todi dhe Vasil Dhimitruka.

Në vitin shkollor 1942/43 shkolla fillore “Tajar Tetova” i kishte gjithsej 399 nxënës, prej të cilëve 352 meshkuj dhe 47 femra. Drejtor i shkollës ishte Qamil Haxhihasani, kurse mësues të kësaj shkolle ishin Murteza Katzadej, Rrustem Ismailati, Dhimitër Pulati, Krisanthi Temo, Vangjel Daka, Kadri Hoxha (së shpejti pezullohet), Gliqeri Velko, Lirika Nikolla, Hysen Abdihoxha dhe Kadri Kashari.

Më 23.12.1942 sipas shënimeve të Inspektorit t’Arsimit në Tetovë, shkolla fillore V klasëshe “T. Tetova” e kishte këtë numër të nxënësve sipas klasëve: kl.I/a-39 nxënës (Krisanthi Temo); kl.I/b-40 nxënës (Fatbardha Çaushi); kl.I/c-42 nxënës (Gliqeri Velko); kl.II/a-38 nxënës (K. Progri); kl.II/b-37 nxënës (Lirika Nikolla); kl.III-35 nxënës (Hysen Abdihoxha); kl.IV-32 nxënës (Abedin Faja) dhe kl.V-36 nxënës (Qamil Haxhihasani)

Në vitin shkollor 1943/43 shkolla “Tajar Tetova” i kishte gjithsej 336 nxënës (926 meshkuj dhe 40 femra). Mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Qemal Haxhihasani, drejtor; Murteza Kadzadei, mësues; Vangjel Daka, mësues; Lirika Nikolli, mësuese; Gliqeri Velko, mësuese, Krisanthi Temo, mësuese; Dhimitër Pullani, mësues (i arrestuar); Rrustem Ismailati (paraqiti dorëheqje); Abedin Faja, mësues i cili kishte kaluar për arsimtar në Liceun e Tetovës; Kadri Kashari, mësues (i pezulluar); Zejnepe Bejleri, mësuese për luftimin e analfabetizmit; Kadri Hoxha, mësues.”.

( Krahas fotove që kanë botuar, pedagogët në fjalë, ca nga to më janë dërgua nga mësueset Shpresa Sinani dhe Ida Jashari, ndaj edhe që të gjithë i falënderoj për kontributet e tyre me vlerë jo vetëm arsimore por edhe dokumentare. )