x
Ekipi i portalit “prointegra.ch” në përbërje Osman Osmani nga Zvicra, Blerim Rrecaj nga Kosova dhe unë, po ashtu nga Zvicra erdhëm , për të marrë pjesë në këtë akti mikpritës, kur tri vajzat e një pishtari dhe atdhetari të devotshëm vizitojnë shkollën ku babai i tyre për herë të parë shënon histori ylberi në ditar.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Ndonëse ishte periudha e okupimit, viti 1941 për popullatën shqiptare jashtë Shqipërie, shënonte njëherësh edhe një vit kthese në fushën e arsimit, sepse për herë të parë hapeshin shkollat e mësimit shqip në anë të ndryshme të të Kosovës dhe të trojeve tjera etnike.
Gjysmë viti i dyti i 41-shes paraqet një kthesë vendimtare, me ardhjen e qindra mësuesve nga Shqipëria për të shpërndarë flakadanin e diturisë aty ku deri atëbotë mbretëronte errësira e plotë sa i përket arsimit amtarë shqiptar. Ndaj edhe kontributi i ministrit Ernes Koliqi ishte një hap historik, ku solli mionin e parë pre 80 mësuesish kryesisht të diplomuar në Normalen e Elbasanit.
Në kuadër të kësaj plejade mësuesish, përfshi me të madhe edhe nga krahina e Lumës ishte edhe mësuesi Ramadan Mehmetaj (i lindur në fshatin Bicaj në vitin 1919), i cili në tetorin e vitit 1941 vjen në shkollën e Korishës së Prizrenit , ku për herë të parë hap shkolla me mësim në gjuhën shqipe , me gjithsej 63 nxënës , shumica e tyre shqiptarë.
Kur kishin kaluar mbi 80 sa vite nga puna vetëmohuese e mësuesit Ramadan Mehmetaj në Korishë, mora një telefonatë prej Tirane nga e bija e tij Afërdita, e cila më tha se kishte përcjell një fejton timin për mësuesit nga Shqipëria në Kosovë dhe se donte të vizitonte shkollën ku kishte punuar baba i saj , i emëruar mësues në këtë shkollë me dekretin e ministrit Koliqi, dhe se tash në ditën e mësuesit donte të vizitonte shkollën ku kishte punuar babai i saj, ndonëse ajo kishte lind disa vite më vonë. Pasi vura kontakt përmes mërgimtarit të këtij fshati në Zvicër, Sherif Dakajt ai më odroi telefonin mësimdhënësit të kësaj shkolle Latif Dakaj dhe sa kaq erdhi përgjigja për kënaqësinë që shprehte kolektivi për ardhjen e të bijave të mësuesit të parë të shkollës së tyre. Ishte kjo një befasi e këndshme për kolektivin e tashëm arsimor, ndaj edhe vizita u realizua dje më 7 Mars, në ditën e mësuesit, kur Afërdita , vajza e madhe me dy motrat: Marinja dhe Aijana dhe dajën e tyre akademik Driton Spahiun erdhën në Korishë, ku hasën në një mikpritjes shumë të përzemërte, duke shpreh keqardhjen që mësuesi i parë nuk e pati fatin qëtë pres pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast drejtori i shkollës Ilir Xhaferi i cili pasi i përshëndeti mysafirët ua d¨rëzoi atyre mirënjohjen pas mortum për mësuesin pishtar e atdhetar, Ramadan Mehmetaj.
Vizita bëri që kolektivi i shkollës së Korishës, “Dëshmorët e Kabashit”, që krahas ditës së mësuesit të kremtojë edhe ardhjen e vajzave të mësuesit të parë emri i të cilit është i skalitur në historinë e këtij fshati me shkronja të arta. Ndaj edhe pas vdekjes së tij mirënjohje atij i ndan si shkolla ashtu edhe Bashkësia lokale, ndërsa që nderime iu bënë edhe në një tubim solemn në Prizren nga Drejtoria e arsimit me rastin e pensionimit të një numri mësimdhënësish.
Për fat të keq ditarët e mësimit nga periudha e mësuesit Ramadan nuk i mbijetuan kohës, ngase soldateska serbe më 13 maj 1999, krye një masakër të tmerrshme mbi popullatën kësaj ane, duke vrarë 77 civil, duke mos kursyer as nxënësit e kësaj shkolle.
Me gjithë këtë tragjedi dhe dhembje të madhe, korishasit. Sot kanë arrit të ngrejnë një godinë moderne shkollore, ku pos mësimit fillor zhvillohet edhe ai i mesëm.
Në përfundim të vizitës tri vajzat e e ish-mësuesit Ramadan Mehmeti, falënderuan kletivin e shkollës por edhe vendasit tjerë për mikpritjen e përzemërte që iu ofrua.
Me këtë rast nga fejtoni im shkëputa kontributin e madh të mësuesve lumjanë, sipas një shkrim pak sa më të gjatë të Isa Halilit, i cili ofron të dhëna burimore, madje edhe me emra konkret të disa nga mësuesve që shërbyen në Kosovë (në mesin e të cilëve është edhe mësuesi Ramadan Mehmeti që punoi në Korishë):
“Ndihmesa dhe gatishmëria e mësuesve e kuadrove arsimor të ish-Prefekturës së Kosovës (Kukësit) u dha në dy drejtime:
Së pari: në shkuarjen e mësuesve të kësaj treve në shkollat e ndryshme të Kosovës. Këta mësues e kuadro arsimor kanë qenë:
1. Beqir Spahia, Mësues i Popullit, normalist, nga Kolesjani, ka punuar në Prizren, 1941-1943, me detyrë mësues i gjuhës shqipe dhe Inspektor Arsimi i Prefekturës së Prizrenit. Vrarë më 6 maj 1943.
2. Ramadan Mehmetaj, normalisht nga Bicaj, ka punuar mësues i shkollës shqipe në Prizren, në lagjen Bajrakli. Pastaj hapi shkollën shqipe në Korishë.
3. Enver Spahia, me akademi, ka punuar për një kohë të gjatë me detyrë profesor i matematikës në gjimnazin e Prizrenit, pastaj në Podujevë.
4. Dr. Miftar Spahia, nga Kolesjani, i lauruar në Universitetin e Torinos “Doktor i letërsisë dhe filozofisë”. Ka punuar në Prishtinë, Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin e Prishtinës në vitet 1942-1943.
5. Profesor Safet Hoxha, i diplomuar profesor i letërsisë dhe i gazetarisë në Beograd, është nga Zapodi, punoi mësues në fshatin Buçe të Dragoshit, pastaj në Prizren e Podujevë, pas studimeve universitare, punoi përkthyes i emisioneve shqip të Radio Beogradit. 1955 kthehet në Shqipëri. Deri në pension punoi profesor i gjuhës shqipe në universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
6. Rrahim Hoxha, nga Bicaj, Medrezist dhe normalist i lartë, ka punuar në Kosovë nga 1944 deri më 1948. Dha mësim në shkollën shqipe Prizren, drejtor shkolle në Suharekë, organizoi shkollat dhe LKA në fshatrat Sop, Gjinovë, Grejkoc, Mushtishtë, Vranisht, Sollograzhdë. Si inspektor arsimi në Dragash ku ka kontribuar direkt në hapjen e shkollave shqipe në Shajne, Pllojnik, Kosovec, Kuklibeg, Kapre, Prodosan, Bllaç, Zgatar, Brrut e tjerë fshatra të Opojës e Gorës.
7. Rrahman Palushi nga Bicaj normalist dhe më vonë jurist, ka punuar mësues i shkollës shqipe në Kosovë, në vitet 1941-1943 mësues në fshatin Talinofcë afër Ferizajt. Ka kontribut të madh si përgjegjës i arsimit rrethit Kukësit, për dy dekada, duke kompletuar rrjetin e shkollave fillore dhe 7-8 vjeçare.
8. Emërli Kamber Shehu. Nga Nanga e Bicaj, medrezist. Ndër të parët shkoi në Kosovë, për të punuar në arsimin shqip, në vitet 1941-1943. Dha mësim në shkollën fillore në Sopis dhe në Zhaçë.
9. Lutfi Zyberi (Hoxha) ka lindur në Brekijë të Topjanit, me arsim normalist dhe më vonë me arsim të lartë. Ka punuar në Kosovë, mësues i shkollës fillore Bllacë. Pastaj ka dhënë mësim në Topojan, Tiranë e Shkodër-Drejtor i Institutit Pedagogjik deri në pension.
10. Abdulla Hoxha ka lindur në Ogjost-Gorë, me arsim të mesëm, ka punuar mësues i shkollës shqipe në Rugovë në vitet 1941-1943. Veç shkollës së ditës i ka hapur edhe shkollën e mbrëmjes dhe disa kurse kundër analfabetizimit. Pas çlirimit punoi në administratën shtetërore dhe organe ekonomike.
11. Mexhid Dollovoshti (Krasniqi). Ka lindur në Zapod të Gorës me arsim të mesëm dhe erudit i zoti. Punoi në arsimin shqip në Kosovë me 1941-1944, duke dhënë mësim në shkollën fillore të Rapçës. Pas çlirimit ka dhënë mësim në Gostil dhe kryesisht në Zapod.
12. Vehab Islam Muja lindur në Shtiqën, me normalen e Elbasanit, pas një përvoje pune të gjatë në shkollat Drogobi, Shtiqën, ka punuar gjashtë muaj mësues vullnetar në Kosovë, mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Ferizaj.
13. Ahmet Çashifi (Shehu). Ka lindur në katundin Fshat të Grykës së Çajës. Me arsim të lartë. Intelektual i kompletuar. Me banim familjar që nga 1929 në Tetovë. Pas një përvoje pune në sistemin hekurudhor ndërkombëtar, qe profesor në gjimnazin “Gjon Buzuku’ të Prizrenit deri më 1946.
14. Rifat Spahiu, lindur në Kolesjan, normalist. Pas një përvoje të gjatë pune si mësues në Durrës, drejtor i Internatit “Kosova” në Krumë, për një kohë më 1941, punoi në arsim në Gjilan, pastaj në Kosovë dhe në Shqipëri punoi në funksione administrative dhe në organet e arsimit në Ministrinë e Arsimit.
15. Rexhep Shpendi nga Bujani i Tropojës, normalist me erudicion të gjerë. Pas një përvoje pune si mësues në Biçaj, Krumë, Bujan, Shishtavec, punoi në Kosovë në vitet 1941-1945, duke dhënë mësim në Shtime, Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Prizren e Mitrovicë në shkollat e mesme e fillore.
16. Qamil Hoxha nga Bicaj me arsim të mesëm, normalist, pas një përvoje të gjatë pune në Bicaj, Zapod e Ploshtan, ka punuar mësues dhe në Kosovë, duke dhënë mësim në shkollën e qytetit Gjakovë më 1942-1943.
17. Nezir Spahiu, ka lindur në Kolesnjan, me arsim të mesëm. E ka dëshiruar punën në arsim dhe ka punuar si mësues në Ujmisht, Shtiqë e tjerë. Me këtë përvojë pune në vitet 1941-1945 ka punuar mësues në shkollën shqipe të Ferizajt.
18. Shyqyri Bulica nga Kolesjani, normalist dhe erudit i apasionuar në shkencat shoqërore dhe ekonomike. Pas çlirimit mbaroi Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Detyrën e mësuesisë e ka ushtruar në fillim në Gjolaj, Krumë dhe Shishtavec. Ka punuar mësues edhe në Kosovë në vitet 1941-1943 në shkollën e Mitrovicës, pastaj ka punuar në organet administrative deri zv/ministër i financave në Shqipëri.
19. Muharrem Musa, i lindur në Dibër, normalist, pas një përvoje të gjatë pune si mësues, didakt shumë i mirë në Elbasan, Kastriot Peshkopi, Krumë, Balsh dhe Kukës, në vitet 1941 e 1942 që drejtor didaktik në Prizren. Deri në 1945 punoi si kryemësues në qytetin Kukës.
20. Persifoni Musa 1914-1974 me arsim të mesëm pedagogjik të kompletuar, pas një përvojë të gjatë pune në bashkëpunim me të shoqin Muharrem Musa, dha mësimin e gjuhës shqipe në shkollat Kukës, Krumë, Peshkopi tjerë në vitet 1941 e 1942 dha mësimin e gjuhës shqipe në Prizren, duke lenë përshtypje mjaft të mira si mësuese e talentuar.
21. Hysni Dino (Hoxha) nga Bekija e Topojanit. Pasi kreu shkollën Teknike Tiranë 1942, shkoi në Prishtinë. Aty kreu një kurs 1-2 mujor për mësuesi. Punoi mësues në shkollën Hoçë e Vogël 1942-43 dhe në Brod 1943-1944. Pas çlirimit ka qenë një inxhinierët e talentuar të Hidro-Energitikës shqiptare.
– Dhe listat vazhdon me emrat e mësuesve Bujar Spahiu, Remzi Spahiu e të tjerë kuksianë që kanë punuar me vonë në Kosovë.































