Në bibliotekën “Pestaloci” në Cyrih promovohen librat edhe të dy autorëve  

Biblioteka “Pestalozi” në Hardau të Cyrihut, që drejtohet nga Suela Jorgaqi, tashmë është shndërruar në një vatër të rëndësishme për promovimin e librave të autorëve të ndryshëm e sidomos për ata shqiptarë. Kështu dje, më 28 Janar 2023, pati dy promovime librash, atë të autores Mechthild Henneke, “Ach mein Kosovo” dhe të autori Metush Zenuni, “Lëvizja Popullore e Kosovës 1982-2002”, për të cilin libër një vështrim e lexoi Agim Sylejmani. I pranishëm në këto promovime, ishte edhe ish- konsulli i parë i i Republikës së Kosovës në Cyrih, dr. Salih Sefaj, ndërsa që moderatore e programit ishte Abetare Zenuni Bala.

Me rastin e këtyre dy promovimeve u realizuan edhe disa pika artistike, siç ishin një paraqitje e regjisorit Adem Kicaj me një recital kushtuar “Flakës së Janarit”, gjegjësisht vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekajt e shumë heronjve dhe trimave të tjerë, që nga periudha e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Promovimit, siç njoftoi fotoreporteri ynë Afrim Nevzadi, i cili na i solli edhe imazhet e këtij shkrimi, në këtë promovim ishin edhe dy motrat flautiste  : Morea dhe Puhiza Shala, gjegjësisht Morea studente e pedagogjisë në Universitetin e Lozanës, ndërsa Puhiza studente e farmacisë në universitetin e Gjenevës.

(Fotot nga Afrim Nevzadi)