Qeveria Federale e Zvicrës ka shtuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Qëllimi është të zvogëlohet më tej numri i kontakteve dhe të shmangen turmat.
Për restorantet dhe baret, dyqanet dhe tregjet, muzetë dhe bibliotekat si dhe objektet sportive e të kohës së lirë, do të ketë një ndalim pune nga ora 19 e ditës së shtunë të 12.12.2020. Me përjashtim të restoranteve dhe bareve, të lartëpërmendura duhet të qëndrojnë të mbyllura edhe të dielave dhe festave zyrtare. Kantonet me zhvillime të favorshme epidemiologjike mund të zgjasin ndalesën deri në orën 23:00. Manifestimet e tubimet janë të ndaluara me përjashtime të caktuara, aktivitetet sportive dhe kulturore lejohen vetëm në grupe me deri në pesë persona.
Takime private lejohen me më së shumti 10 persona, përfshirë fëmijët, mirëpo rekomandohet urgjentisht kufizimi për vetëm dy familje.
Në vegën vijuese duke shtypur butonin mund të lexoni komunikatën e plotë për mediat ë Entit Federal për Shëndetësi të datës 11.12.2020: https://www.bag.admin.ch/bag/de/home/das-bag/aktuell/medienmitteilungen.msg-id-81582.html
Për më shumë infrmacione në lidhje me gjithçka qër ka të bëjë me pandeminë e koronavisrusin Covid-19 mund të lexoni edhe artikujt tjerë në prointegra.ch duke shtypur vegën vijuese: https://prointegra.ch/page/2/?s=korona
Më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë: Të ndalohet rritja e rasteve të infektimit.





















