Tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu, entuziazmoi mijëra artdashës të Cyrihut

Pirgu kësaj radhe u paraqit në pjesën operistike “RIGOLETTO”, të Giuseppe Verdit, në rolin II Duco Montova. Ishte kjo një shfaqje dhe prezantim që do të mbahet mend prej dhjetëra mijëra spektatorëve që e përcollën nga afër dhe disa miliona shikuesve të tjerë ermes ekraneve televizive, përmes transmetimit direkt.

Rexhep Rifati

Në shtëpinë e Operës në Cyrih ( Opernhaus Zürich), mbrëmë ndodhi mrekullia: para publikut u prezantua tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu (lindur në 1981, në Elbasan), njëri ndër tenorët më të njohur të skenës ndërkombëtare . Saimir Pirgu, që vazhdon karrierën e tij duke kënduar rregullisht në skenat më të mëdha të botës, arriti të fitoi simpatinë e më se 2 mijë spektatorëve në sallën grandioze Opernhaus të Zürich-ut, ndërsa që përherë të parë ndodhi që edhe rreth 20 mijë spektatorë të tjerë shfaqjen e tij ta përcollën përmes një ekrani të madh para kësaj shtëpi të njohur operistike.

Pirgu kësaj radhe u paraqit në pjesën operistike “RIGOLETTO”, të Giuseppe Verdit, në rolin II Duco Montova. Ishte kjo një shfaqje dhe prezantim që do të mbahet mend prej dhjetëra mijëra spektatorëve që e përcollën nga afër dhe disa miliona shikuesve të tjerë ermes ekraneve televizive, përmes transmetimit direkt. Shfaqjen e përcolli edhe një delegacion i komunës së Gjakovës, i kryesuar nga kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ushtruesja e qendrës së kulturës në Cyrih, Shukrije Ramadani dhe figura tjera të artit e kulturës nga radhët e shqiptarëve. Me të përfunduar të programit Saimir Pirgu aktorët tjerë përshëndeten publikun nga ballkoni i shtëpisë operistike meqë rast u pritën me ovacione të gjata nga publiku i shumtë artdashës, më pastaj Pirgu u takua edhe me grupin e shqiptarëve që përcollën këtë shfaqje madhështore, me prejardhje nga të gjitha trojet etnike. Me këtë rast për miqtë e mi në fb po jap disa imazhe nga ky spektakël.