Ishte ditë e shtunë kur në zemrën e qytetit zvicerian të Bernës ishim mbledhur për inagurimin e librit të autorit Rexhep Refati mbi Arbëreshët. Për arsye teknike mbrrijë pothuajse e fundit. Salla gumëzhinte në gjuhën e mëmës shqip. Nuk më ndodh shpesh, të përjetoj këto emocione shkak jo vetëm i emigrimit, por edhe i kontakteve në punën e përditshme që përplasem me një popull me gjuhë tjetër.
Mbas panelit ku unë bëja pjesë, vijon me grupin arbëresh të mikut tim Michele Greco ku entuziazmi calon caqet.Këta arbëresh të ngrenë zemrën peshë kur dëgjon pasionin dhe krenarin e tyre, për ruajtjen e identitetit dhe sidomos ruajtja e gjuhës shqipe.
Atmosfera ishte një magji; imagjinoni një ditë dimri të acart, ku jasht të bierë borë, dhe brënda është një shtjellë ekuadori, një sofër kosovare, përqark ndien freskinë e Bjeshkëve, në krahë sheh vajza si Antigone, profile si Shote Galica, djema me gjak të Adem Jasharit, breza të Agim Ramadanit, dhe kordat e një lahute të largët kreshnike të cilët shoqërojnë këtë polifoni si një jehonë e largët.
Jam atje, ulur mes tyre, nuk njohë asnjë. E qetë. Nuk jam mizantrope, por ndoshta bota e huaj na ka dhënë nuanca të tilla, të mbyllur në guackë dhe kjo është një minus për vlerat humane, gjë e cila nuk më ndodhi me ato motra e vëllezër kosovar të cilët më afrohen vet, më falenderojnë, më buzëqeshin, më rrahin shpatullat dhe kërkojnë të bëjmë ndonjë fotografi
Nuk harroj, një moment kur tek karrigia ku isha ulur më afrohet një zotri, me një trup mesatar. Më zgjati dy libra. Njëri titullohej “Emra që nuk harrohen” dhe tjetra “Vrunduj Kujtimesh”.
Takimi nuk zgjati as 20 sekonda me të.
Ndërsa mi dorëzoi librat, nuk u pamë as në sy, sepse vështimi i tij dhe imi ishin tangjent mbi librin, por kujtoj që në çastin do shkëputej ngrita sytë dhe e pyeta.
- Prej këtyre dy autorëve, Ju kush jeni?
As emrin e tij nuk shqiptoj, por me gishtin tregues e vendosi mbi emrin e tij në ballinë. Më bëri përshtypje. Eklipsoi emrin e tij për ti dhënë vlerë vetëm asaj vepre e pune të madhe që kishte bërë gjatë jetës së tij.
Në ato pak sekuenca që u ndeshën shikimet tona fiksova atë profilin e tij me sy të lodhur, tipike e njerëzve intelektual, por zotëria në fjalë, kishte diçka tërheqëse, atë mirësjelljen dhe buzëqeshjen që nuk i ishte e apostrofuar në vite.
Emri i tij është, mësuesi Hamza Halabaku.
Në kthimin për në shtëpi gjatë rrugës për Milano shfletova librin e tij “Vrunduj kujtimesh”. Historia e ngjarjes fillonte me periudhën e vitit 1993, kur një mësues i quajtur Nustret Dërguti, mësues në Bavarinë Veriore i ishin shtuar numri i nxënësve, dhe në datën 9 Maji 1995 nis “aventura” e këtij mësuesi, së bashku me një elitë mësuesish jo vetëm në misionin si mësimdhënës por edhe ndihmën për përhapjen e gjuhës shqipe në qytezat e tjera të Bavarisë Veriore.
Asgjë nuk bëhet vetëm. Një rrjetë ndihmesë, njerëz në politikë, mësues të tjerë, prindër, si edhe figura istitucionale të shtetit Gjerman ku ai jeton, formojnë atë agjensi ekzekutive që realizojnë kryerjen e këtij misioni sa i domosdoshëm aq edhe fisnik, siç është hapja e shkollave shqipe, mësimi gjuhës, dhe kulturës shqiptare. Flitet konkretisht për shkollat në qytetet Bamberg, Coburg, Hof, Munchberg,Wunsidel, Marktredwitz, Trostau, Bayreuth, Bindlach, Widenberg dhe Hoshstadt.
Libri është një kronik, me emocione, fakte, me data, momente historike, dhe përbledh punën, e një epoke 20 vjeçare.
Nuk fsheh emocionet, kur pash klasa, me tre apo katër nxënës. Mu kujtua shprehja: Se shkolla duhet hapur sikur edhe një nxënës të jetë!. Për çdo fëmijë shqiptar që nuk ndjek gjuhën shqipe në mërgim thërmohet ai puzzle që derdhet si pikatore dhe humbet, familja, rrënjët, identiteti, komuniteti, populli.
Mu mbushën sytë me lotë kur lexova poezinë “Gjyshi im”. Dhe mëndja më shkoi tek ata gjyshët e gjyshet në Kosovo Shqipëri, Maqedoni , Mal të zi, ku fëmijët e tyre shqiptar janë larguar dhe niprit e tyre nuk flasin më gjuhën shqipe. Sa keq, e sa e trishtueshme është kur të mohoet edhe e drejta për të qenë gjysh e gjyshe, por edhe, teze, hall e xhaxha e dajë. Kur të mohot e drejta e gjakut, gjuhës komunikimi; Ke vdekur për së gjalli…!!!
Disi më posht poezisë ishte një pikture ku të bien në sy kullat malësore. Gurët e tyre, simbol i origjinës së universit, pasi jeta në tokë lindi në majë të shkëmbit, pikërisht aty sythoi jeta .
Ato kulla të vendlindjes, që janë më të hershme se Kaiserburg i Bavires.
Ato kulla janë krenaria shqiptare. Ato kulla janë Besa!!!
Ah sa fjala e bukur është Besa! Sa koncept i përparuar i qënies njerëzore.
Çuditërisht nuk e ka asnjë popull këtë virty e akt sublim! Duket sikur zoti ka pagëzuar me këtë dhunti vetëm farën e Pirros, të Aleksandrit të madh , apo Skënderbeut. Besa, kjo fjalë egziston Vetëm tek Arbëria, popujt e tjerë kanë fjalët dhe konceptet si: “mbajtja e fjalës”, “premtimi”, por jo konceptin “ Besë”!
Për të parë fuqinë e kësaj fjale shkëputa këto vargje nga ky libër.
Në Kosovë më lindi nëna,
atje në Rahovec..
u dhash besën kur dola
atje do të vij të vdes * (Arbnore Beqiri(, Hof)
Në këtë libër edhe pse në formë empirike trajtohet edhe periudha e genocidit, ndaj popullit kosovar, bërë nga politika serbe. Si mund të harrohet kjo periudhë? Si mund të harrohet ai popull që lanë vatanin me lotë në sy… pleq, gra, fëmijë me qerre, autokton në tokat e tyre, dëboheshin nga dheu mëmë i tyre. Ata njerëz kishin vatanin e tyre, trojet e tyre, varret e etërve të tyre…!!!
Këtë situatë na i sjellë nëpër rrëfimit Valentina Breca.
- Një javë para se të linim Prishtinën terë familja kemi fjetur të veshur të mbathur… dhe kur filloi sulmi kemi hipur mbi traktor, per të ikur.. dhe lotët nuk e lini të vazhdonte me tej…
Kush është ai që nuk preket kur nga goja e një vogëlueshe dalin këto fjalë kaq të dhimshme për mos të thënë dramatike e një situate tragjike…!!
Nuk janë fjalë, janë lotë shpirti.. !!!
Mendoj se nuk është shqiptar e jo më atdhetar ai që harron këtë periudhë…!!
Nuk është bir shqiptari ai që nuk i tregon fëmijës së tij historikun e popullit të tij..!!!
Fatkeqësisht ka, edhe nga ata që bëjnë shqiponjën tatuazhe apo simbole nëpër duar dhe nuk i rrëfejnë fëmijëve se kush është Kosova dhe historia e saj e lavdishme. Një situatë të tillë, indirekte, na e sjellë autori në episodin:
- Ju Luta Indira Shabanit si e kishte përjetuar ajo ndarjen nga shtëpia . Ajo filloi të rrëfente tmerrin që kishte parë në fshatin e saj Bllacë, por lotët nuk e linin. Qava edhe unë. Disa nga nxënësit e mi qeshën . O zot thash me vete a thua prindrit nuk ju kanë folur për luftën që po ndodh në Kosovë këtyre që qeshin.. !!!
Sa e dhimshme aq edhe e turpshme ! Indiferenca e vëllait ndaj vëllau është veprimi më i poshtëruar që mund ti bësh, gjakut tënd, dhe kjo mes vëllezërve tanë, që jemi, një popull, një gjak, një gjuhë, nuk duhet kurrë të ndodh!
Si gjithmonë faktori mëmë-grua është eksponeti kryesor i ekuacionit “ familje”. Ajo është “thysa” e këtij emëruesi të përbashkët. Është pikërisht mëma, ajo që përkulet, për hirë të “insiktit matreno” dhe si e tillë roli i saj është themelues në edukimin e fëmijës. Këtë figurë, kaq fisnike autori na i rrëfen nëpërmjet Zonjës Zeqa Vllasaku. Një nënë që preokupohej se tre vajzat e saj nuk do të mundnin të frekuentonin shkollë shqipe, për arsye se në vendin ku ato do të trasferoheshin nuk kishte mësim plotësuese në gjuhë shqipe. Kjo nënë qante së bashku me bijat.
U preka shumë kur lexova këto rreshta. Këto janë nëna të verteta shqiptare, këto janë ato nëna që shkojnë me intelektin e zëmrës së tyre më tutje se sa profesionalizmi i një mësuesi, janë nobël në deje!
Ndodh që kur fillon të rritesh kërkon të dalësh nga ajo guackë- identiteti. Jemi njerëz të lirë dhe asgjë nuk bëhet me forcë, por shpirtit njerëzor i pëlqejnë gjithmonë ato personazhe që kanë atribute dhe virtyte, yemra jonë pëlqen ata që janë të vendosur, që duan rrënjët, që bëjnë gjthshka për të mbajtur emrin shqiptar. Si episod autori na sjellë mendimin e tij mbi nxënësen Adelina Gashi:
- Në Bayeruth do ta mbaj në mend gjatë Adelina Gashin. Në fillim Adelina kishte edhe shoqe të tjera, mirpo në klasat në vazhdim, mbeti e vetmja vajzë që ndiqte mësimin plotësues në gjuhën shqipe, të tjerar gjetn vetëm pretekste që të ndaheshin.
Libri mbyllet me kapitullin “Larg atdheut”. Një sintezë përbledhur në simbolin e një “Lisi” ku rrënjët janë stoike, dhe prej degëzat e tyre, si një pikturë surrealiste dalin tuliban dhe trandafilë, një brez i ri, me gjak shqiptari, të aftë si qytetar të botës, por me sytë dhe mendjen e kanë nga lind djelli, nga tokat arbërore dhe trevat e saj, që përshëndeten me gjuhën më të bukur në botë, më të lashtë në botë.
Nëse ne shqipatrët jemi prejardhës të Ilirëve (dhe këtë askush nuk na e mohon), dhe, nëse Ilirit janë pasardhës të pellazgëve, as kjo nuk mohohet, por nuk thuhet në asnjë libër që automatikisht gjyshrit e shqiptarëve tanë janë Pellazgët, dhe kjo është për të ardhur keq pse nuk thuhet. Kjo llogjikë nuk dotë thotë për tu ndjerë delir madhështie, por, për të qenë në vendin që na përket, në hapsirën tonë, pa u ndjerë inferior, por i barabartë kudo që jemi, dhe me gjuhën tonë që flasim, sepse jemi më të hershëm se çdo qytetërim në Europë.
Qytetërimi jonë i kalon umanistët.
Mendoj se as një popull nuk i drejtohet dhe përshëndet bashkatdhetarin\ mikun\ të huajin me fjalën; Tungjatjeta = Tu –zgjat- jeta ( jetë të gjatë)
E asnjë popull në botë, i falet- nderit, siç është fjala jonë (Falem’nderit)
Falenderoj nga zemëra të gjithë mësuesit e projektit në këtë mision dhe në mënyrë të veçante autorin Hamza Halabaku, për këtë punë kaq e madhërishme dhe kaq e heshtur.
Shënim: Shfeltova librin “ Emra që nuk harrohen”. Ishte një epope e mësuesve arsimtarë shqiptar në diasporë. Një plejadë drite, me emra që shpalosen me identitetin e tyre për punën e madhe, për shpërndarjen e kulturës dhe arsimit. Meritojnë në misionin e tyre fisnik. Nuk u ndala shumë tek ky libër, sepse e njoh mirë këtë rol edhe unë krahas punës sime bëja mësuese vullnetare nga viti 2000-2005 duke u dhënë mësim arbëreshëve pranë bibliotekës Antonio Bellusci. Bëja 250 km të premten për dy ditë në javë. Një rispekt të veçantë dhe mirënjohës për këta mësues të merituar 400 biografi të arsimtarëve shqiptarë që punuan ose punojnë edhe sot në plotësimin në gjuhën shqipe në Gjermani, në Zvicër, në Belgjikë, në Francë, në ShB, në Suedi, në Angli kolegët e tyre. Kjo i bënë ata më fisnik se sa janë!
Me respekt të madh autorëve Tahir Z Berisha,Hamza Halabaku, Çerkim Bytyci
Me nderime
Ornela Radovicka