(Një udhëtim empirik, në përkthimet e liturgjisë në gjuhën shqipe në shekuj)
Shkruan: Dr. Ornela Radovicka
Në këtë udhëtim të shkurtër dua të evidencoj se si përkthimet e liturgjisë në gjuhën shqipe kishin në rradhë të parë karakterin kombëtar, ruajtjen e identitet të përbashkët, Gjuhën shqipe, pavarësisht besimit.
Në Historinë e Shqipërisë, botimi 1959, Volumi 1, faqja 149-150, mësojmë se përpjekjet për përkthime të liturgjisë kishtare, janë më të hershme se pushtimi turk.
Vet Eqerm Çabej në Buletini i Universitetit shtetëror të Tiranës, seria shkencat shoqërore, nr 2, 1959, faqja 110, shprehet se më duket me vend porosia e Mario Roques i cili këshillon që të bëhen gjurmime të kësaj linje si në Stamboll edhe në Shqipëri.
Përkthimi i parë liturgjik në gjuhën shqipe, botuar më 1555 u përkthye nga prifti Gjon Buzuku në vitet 1554-1555 nga italishtja dhe latinishtja. Njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit, por supozohet se u botua në Venedik, i shkruar në shqipen e kohës me alfabet latin gjysmë-gotik.
Një tjetër vepër e rëndësishme është “Mbësuame e Krështerë, prej të cilit janë dy kopje”. Përkthyer nga Lëkë Matrnga 1592, zbuluar nga Msgr. Paolo Schirò Piana degli Albanesi.
Në shekullin XVII,tek Historia e Shqipërisë, faqja 305, bëhet e ditur se J.Zavira, përktheu “Dhjatrën Vjetër, po ashtu edhe Dhjatën e Re, dhe e shkroi me gërma shqipe, të cilën e shpiku vet.
Ndërsa nga vepra e Aleksudhi Anthim 1868, faqja 148\9 lexojmë se Manastiri i Shën Johan Vladimirit, u bë qëndra më e madhe e përkthimit të librave të Kishës për gjuhën shqipe të Elbasanit, ku janë gjetur një sasi e mjaftueshme e dorshkrimeve të përkthyera në shqip.
Përkthimi që mban i ashtuquajtur “Anonimi i Elbasanit”, zbuluar në 1949, botuar në Buletinin e Istitutit të shkencave, mendohet të ketë qenë një kallogjer, ose prift përmban fare pak fjalë të huaj, e predikohej shqip.
Dhaskal Todri, nxënës i Akademisë së Voskopojës mësues dhe predikues i kishës së Elbasanit , përkthen “Dhjatës së vjetër” dhe “Dhjata e re” si edhe Liturgjinë e Shën Jon Gojtarit, e cila është në përdorim gjatë gjithë vitit. Dorëshkrimet për fat të keq humbën. (Buletinin i Universitetit shtetëror të Tiranës, seria, shkencat shoqërore”, Viti XVIII, 1959,nr 1, faqja 166-177.)
Një punë të madhe bënë edhe Kostandin Berati, dorëshkrimi i të cilit me 152 faqe ruhet në Bibliotekën Kombëtare.
Duhet cilësuar fakti se përkthimet e mëparshme nuk patën fatin e botimeve.
Në 1824 episkopi Grigor Gjirokastriti, boton në Korfuz “Ungjillin sipas Matteo” dhe në 1828 krejt Dhjatën e Re”ky botim pati sukses tek ortodoksët shqipfolës në Greqi aq sa më 1858 lindi nevoja e ribotimit, i cili nuk u përkthye nga teksti zyratar, por një tekst në greqishten e re, i quajtur “Maksimin”. Përkthimi është bërë në labërisht, por nga pikëpamja e interpreimit është shumë i përshatshëm.
Grigor Girokastirti është i dyti shqiptar pas përkthimit “Dhjatës së re” në gjuhën shqipe i cili gradohet si Metropoliti i Athinës.
Kostandin Kristoforidhi jo vetëm që shquhet për përkthimin e “Dhjatës së re” botuar në Stamboll në dialektin verior, 1869 dhe në djalektin jugor 1879 . Kristoforidhi interesohet njëkohësisht edhe për edukimin fetar kombëtar të fëmijëve ,duke përkthyer tekstet fetare “Historia e shkronjave të shenjtëruara”. Është për të theksuar edhe faktin se Kristoforidhi nuk pranon që Kisha shqiptare të bëhet vegël e kishës së Shoqërisë Biblike Britanike për përhapjen e Kishës Protestante në Shqipëri.
Në vitin 1907 në Amerikë kishte prift grek, serb, rus , sirian por jo Prift shqiptar me gjuhë shqipe. Lindi nevoja që duhej edhe një prift shqiptar për të kryer sherbesat në gjuhën shqipe. Atëherë Noli i drejtohet Kostandinopolit; Bullgar, serb, sirian Grek, rus, të gjithë kanë kishën e tyre në gjuhën e tyre ndërsa në shqiptar “ Jo”.
Noli iu drejtua Sinodit rus në ShBA i cili e pranoi këtë kërkesë. U përzien në këtë çështje patriku i Rusisë, mitropoliti Platon, kryepeshkopi Aleksandër etj. U kandidua Fan Noli, por në të njëjtën kohë edhe P.N.Luarasi, por ky i fundit kur mori vesh që kishte kandiduar edhe Noli, e tërhoqi kanditaturtën e tij.
U caktua që të zhvillohej ceremonia për zgjedhjen e Fan Nolit peshkop. Kisha e Bostonit atë ditë ishte mbushur plot dhe të gjithë shqiptarët prisnin me ankth. Po, për fat të keq, edhe këtë herë aktet formale fetare nuk u kryen se kisha ruse në SHBA, edhe pse kishte premtuar, nuk dërgoi peshkopët e saj për të shuguruar Nolin.
Atëhere populli sipas të drejtës zakonore ortodokse, e zgjodhi Nolin peshkop me vullnetin e tij. Në disa qarqe ky akt u quajt i paligjëshme. Edhe komisioni peshkopal, i ngritur aty për aty, shpalli Kishën Shqipe të Amerikës Autoqefale, domethënë të pavarur dhe Nolin Peshkop të saj. Kështu kisha shqipe i shkëputi lidhjet e varësisë edhe me kishën ruse.
Mesha e parë në gjuhën shqipe u mbajt më 22 mars 1908, prej Atë Theofan Nolit në sallën e „Kalorësve të Nderit“, në Boston të SH.B.A. Liturgjia Hyjnore e përkthyer nga Fan Noli, tingëllonte ëmbël në gjuhën shqipe dhe kuptohej nga besimtarët e pranishëm.
Kisha e Noli ishte një kishë më afër besimtareve dhe për besimtaret në shërbim te kombit. Noli i mbyllte predikimet me urimin e perëndisë: Rroftë kombi shqiptar!
Ashtu si në Amerikë edhe në Itali tek arbëreshët me besimin bizantin, ku autonominë e kishte riti latin nuk kishte priftërinjë shqiptar. Ishin pikërisht arbëreshët të cilët e kërkuan me ngulm formimin e priftit bizantin arbërersh. Falë Papa Korsini u bë hapi i parë dhe u krijua Seminari “Corsini 1937” në San Benedetto Ullano\ Calabri, por nuk ishte e mjaftueshme sepse priftërisnjtë kishin autonomi vetëm mbi Kolegjin ndërsa ata kërkonin autonominë e Kishës së saj në të gjithë territorin e Italisë, gjë të cilën e realizuan më 1919 me krijimin e Eparkisë arbëreshe në Italinë Kontinentale dhe në 1937 tek arbëreshët e Siçilisë.
Eparkia Kontinentale, quajtur me seli në Ungra, e peshkop Donato Olivieri, përmbledh arbëreshët e Italisë kontinentale, të cilat i qëndruan besnike ritit tradicional fetar bizantino-grek, të shpërndara në 4 rajone të Italisë kontinentale dhe 5 provinca (Cosenza, Potenza, Bari, Lecce, Pescara) gjithsej 26 komunitete me 30 famulli
Eparkia në Sicili përfshinë pesë komunat e shpërndara në provincën e Palermos, të cilat i qëndruan besnike ritit bizantin italo-shqiptar: Piana degli Albanesi, Contessa Entellina, Mezzojuso, Palazzo Adriano, Santa Cristina Gela dhe një famulli ad personam në Palermo. Eparku, i cili ka gradën e peshkopit, ka juridiksion mbi të gjithë besimtarët shqiptarë të Siçilisë. Selia eparkiale është Piana degli Albanesi, ku ndodhet katedralja e San Demetrio Megalomartire. Në Palermo ndodhet bashkëkatedralja e San Nicolò dei Greci alla Martorana, së cilës i janë caktuar besimtarëve arbërsh të ritit bizantin që banojnë atje, me juridiksion personal. Territori është i ndarë në 16 famulli
Arbërishtja neo standarte në kishat arbëreshe
Arberishtja neo standard liturgjike në kishën arbëreshe u aprovua më 1968
Në botën arbërore të besimit të tyre bizantin lindi dëshira për përkthimin e liturgjisë nga greqishtja e vjetër në gjuhën arbëreshe.
Sipas Ernest Koliqit dhe shumë studiuesve, përkthimi i një teksti liturgjik është një punë shumë herë më e vështirë se të përkthesh një vepër letrare.
Gjuha standart liturgjike të Kishës Bizantine arbëreshe në Italinë kontintetale si edhe në Siçeli u aprovua nga S.Congregazione për le Chiese Orientali më 25 shkurt 1968, në Grottaferrata.
Ku u mbështetën arbëreshët për të përkthyer liturgjinë në gjuhën arbërishtes
Për përkthimin në shqip të liturgjisë u mbështetën:
- Libri i shërbesave të shejta, Tiranë 1961.
- Paolo Schiro; Mesha e Shën Janit, Gojtarit, Palermo 1964
- Papas Gaetano petrotta: Mesha e Shën Janit(Manoscritto)
- Giuseppe Valentini S,J: Liturgia e Sh. Joan gojatarit(Manoscritto)
- Fan Noli; Libër i Shërbesave të shenjta, Korcë 1930
- Fan Noli;Uratoren e Kishës Orthodhokse. E përktheu Im zot Noli. E botoi peshkopata e Amerikës. Boston mass 1941
Ernest Koliqi mbi liturgjinë e përkthyer në Italisht
Topografia e Vatikanit në 1967 bënë publikimin e liturgjisë: greco-shqiptare dhe greco-italiane. Recesione i prkthimit të liturgjisë është bërë nga Ernest Koliqi.
Në 1968, në 23 prill me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjeegj Kastrioti Skënderbe, vjen për herë të parë në historinë e saj meshën liturgjia përkëthyer në gjuhën shqipe në Cattedra nella Basilica Vaticana a Roma me një grup shqiptarësh ardhur nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, Australia dhe disa vënde të tjera. Shqipëria në atë kohë kishte deklaruar vendin e saj Ateo.
Ernest Koliqi asokohe profesor i Universitetit në Romë, mbi vitalitetin dhe vlerën e këtij akti shkruan:
- Kemi lexuar me shumë vëmëndje përkthimin e liturgjisë bërë nga greqishtja e vjetër;“Liturgjia hyjonore, Atit tonë ndër shejtrat , Johan Hrysostomit”, dhe është një punë tejmase e vështirë por me një arritje të shkëlqyer.
- Përkthimi në arbërishten e tyre nuk është akt i lehtë, e megjithatë ata i kanë qëndruar me rigorozitet një gjuhe që është e kuptueshme për popullin (një Koinè e së folmes arbëreshe).Këtë e vërteton edhe përkthimi i fjalëve në vijim;
Hyjlindës (arbërisht)=Deipara (italisht)=Thetokos (greqisht)
Koinè që ata kanë krijuar është mbledhja e disa dialekteve të të disa komunave arbëreshe, fjalët e të cilave kanë shërbyer për të përkthyer tekstin liturgjike greke në një të folme të gjallë e dinjitoze e cila bëhet e kuptueshme edhe për ata që nuk ka bërë asnjë edhe një orë mësimi të gjuhës shqipe, por që kanë patur mundësi të ruajnë theksin e gjuhës së nënës prej të cilit u është rrahur veshi.
Një vlerësim të madh për përkthim liturgjisë i shkon edhe Lukë Matrënga 1592, Nicola Chetta, Mons Paolo Schirò, Papas Gaetano petrotta, ecc. (E. Koliqi, Liturgjia Hzjnore, in Shejyat, 1’3, XII, 1968, faqja 129-130)
Bibliografia;
- Në Historinë e Shqipërisë, botimi 1959, Volumi 1,
- Buletini i Universitetit shtetëror të Tiranës, seria shkencat shoqërore, nr 2, 1959,
- La Dottrina cristiana albanese di Luca Matranga: riproduzione, trascrizione e commento del codice Barberini latino 3454 / Luca Matranga, Città del Vaticano, Biblioteca apostolica vaticana, 1964.
- Domi, Mahir (1965). „Justin Rrota (17.II.1889 – 20.II.1964)“. Studime filologjike. 1: 219.
- Storia della eparchia di Lungro, primo e secondo Volume Antonio Bellusci-Ricardo Burigana\Centro Studi per Ecumenismo in Italia Venezia
- Etnia-Rito- Lingua. Sovranità spirituale, nell’Arberia Bisantina, Tommaso Bellusci, Luglio 2022, Castrovillari,Itali
Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike dhe kultura arbëreshe,
pranë Bibliotekës A. Bellusci\ Frascineto




















