Nxënësit shkëlqyen në konkursin e Shkollave Shqipe “Shkolla Shqipe Zvicër 2021”

… Nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohësh gjithë ata nxënës të pesëdhjetë shkollave shqipe në Zvicër të shoqëruar nga prindërit, të cilët me rastin e festës së “1 Qershorit – Ditës së fëmijëve” morën pjesë në konkursin për leximin, recitim dhe  këndimin…

Të shtunën, me datën 29 maj 2021, nën organizimin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe me mbështetje të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë,  nxënësit morën pjesë në konkursin e “Shkollës Shqipe – Zvicër 2021”, në tre disiplina, lexim, recitim dhe këndim. Organizim ky për herë të parë në platformën “Zoom” online për shkak të pandemisë. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 129 nxënës, të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Programin e udhëhoqi mësuesi Vaxhid Sejdiu, i cili në fillim falënderoi prindërit për mbështetjen e madhe ndaj shkollës shqipe, përshëndeti përfaqësuesit e këshillave prindëror dhe në fund përgëzoi nxënësit, të cilët dallohen me dashurinë dhe përkushtimin e madh jo vetëm ndaj konkursit por edhe ndaj gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Ai në mes tjerash theksoi se ky vit ishte i veçantë, ishte me një ngarkesë të rëndë psikologjike, për prindërit, për nxënësit, për të gjitha familjet, por, së bashku ia dolëm ta menaxhojmë me sukses duke hapur dhjetëra e dhjetëra shkolla në gjuhën amtare. Dhe sot, Shkolla Shqipe në Zvicër është një realitet, i cili na nderon dhe na bënë krenar të gjithëve. Mbi pesëdhjetë shkolla në gjuhën amtare në 14 kantone të Zvicrës dhe me përkushtimin e vazhdueshëm drejt shkollave të reja.

Nxënës dhe mësues me kujdes dëgjonin nxënësit sipas radhës…

Konkursi zgjati dy orë të plota. Të parët filluan garat në lexim, me qëllim që kush do të lexoj më bukur, më mirë, më pastër dhe “më shqip”. Ishte një ndër garat plot me emocion, e cila përfshinte numrin më të madhe të nxënësve, por edhe nga fakti se  lexonin nxënësit të cilët kishin filluar mësimin në gjuhën amtare para disa muajve dhe sot, ata ishin në “këmbët e tyre”. Lexonin me kujdes, i shqiptonin fjalët mirë dhe drejtë dhe natyrisht zemra të mbushej me gëzim për përkushtimin e tyre.

Pas garës së leximit, ishte gara e recitimit dhe ajo e këndimit, ku nxënësit dëshmuan edhe njëherë se janë artistë të vërtetë. Recituan plot emocion dhe me zërin e tyre të “ëmbël” këtë natë garuese e shndërruan në festë shkollore, e cila sigurisht se te dhjetëra e dhjetëra familje shqiptare gjatë do të mbahet mend. Por edhe më gjatë do të mbahet mend në kujtesën e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm, të cilët dëshmuan se janë nxënës të zellshëm.

Dhe në fund anëtarët e komisionit, mësuesit e shkollave shqipe ( IsufIsmaili, Mimoza Dako, Qefsere Sejdiu, Teuta Myrtaj, ArdjanShaqiri, NoraMacula, AnitaDuriçi, LiljanaDoda – Gojani, Boralda Kuçi, NazmijeKamberi, ArbreshaZimberi, ShkelzimeKurtaj dhe JonidaBërdëllima) përgëzuan nxënësit për përkushtimin e tyre, edhe pse të gjithë ishin të mirëKomisionet dhanë këtë vlerësim: në Garën e leximit fituesit ishin: ArditaKaliqi (Spreitenbach), XhemaliElshani (Fällanden) dhe AleaHalimi (Neuenhof). Në Garën e recitimit: Gentonis Shala (Uster), KjaraRashiti (Domatems) dhe IadAjgeraj (Bern), si dhe në garën  ekëndimit: Gresa Shala (Uster), ErinaLumani dhe LeonaMalo (Rüti) dhe AninaKurtaj (Bern).

Dhe në fund mësuesit, anëtarë të komisioneve ishin të lumtur me nxënësit e tyre…

Por edhe të tjerët dëshmuan se janë ndër më të mirët, por ja që gara është garë dhe dikush duhej të fitonte. U dalluan Tana Limoni, Fisnik Maxhuni, Era Kelmendi, Medina Maloku, Amar Ademi, Alketa Xhelili, Melisa Selimi, Elsa Muharremi, Alea Ramadani, Lijana Idrizi, Amela Frangu, Lind Maxhuni, Lina Limoni, Vlera Kabashi, Ardona Elezaj, Enris Murati, Erjola Morina, Anesa Huneli, Lorina Sejdini, Leonit Dalipi, Dijar Shemsedini, Jorik Gashi, Dijon Likaj, Ajlina Huneli, Aulona Shaqiri, Lina Xhelili, Anisa Salihu, Majlinda Aliti, Anesa Zymeri, Luiza Beqiri, Erina Aliti, Lorina Selimi Donat dhe Dorentina Dyon,Triumf  Bajrami, Rejana Macula, Ardea Leshi, Elisa dhe Anela Krasniqi, Gent Kastrati, Dionita dhe Dionis Kelmendi, Albion Gashi, Sureja Mehmeti, Aela Leshi, Besa Ramadani, Marin Buzhala,  Amar Kokollari, Aelia Leka Diart Dervishi, Diar Kurtaj, MedinBexheti, Tevrat Abazi, Ajla Qafleshi, Rita Qafleshi, Eduan Maloku, Argjenta Memeti, Albesa Saqipi, Junis Bekiri, Omer Kasumi, Neron Kabashi, Ndrit Ramiçi, Erjon Ajeti, Bora Gega, Benart Saqipi, Darian Ahmeti, Rona Murati, Sara Zymeri, Arlind Xhelili, Ajla Kastrati, Nora Ademi, Lorin Bulica, AzraArifi, Rona Ajgeraj, Amina Kurtaj, Samira Nuhiu, Besa Ramadani, Jola dhe Blina Korça.

Takimi u mbyll me fjalët e prindërve Shpend Limonit, Elvis Kaliqit, Fadil Zymerit , të cilët përgëzuan mësuesit për këtë organizim të mrekullueshëm dhe u ndanë tepër të kënaqur me angazhimin e nxënësve ne përgjithësi.

“Shkolla Shqipe Zvicër”
Sektori për informim