Të marten, më 9 prill, bëhen njëmbëdhjetë vjetë që kur u miratua Kushtetuta e Kosovës, në vitin 2008. Kjo kushtetutë hyri në fuqi këtë ditë, duke e lënë pas qeverisjen nga një Kornizë Kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ligja Kushtetuese e vitit 1968, u kalua në Kosovë për herë të parë si kushtetutë, ndërkohë që më vonë në vitin 1974 i miratua Kushtetuta e Krahinnës Socialiste Autonome të Kosovës. Më 1990, u nxorr Kushtetuta e Kacanikut, që nuk arriti asnjëherë të zbatohet për shkakë të gjendjes okupuese që mbizotëronte në Kosovë në atë kohë. Pas luftës clirimtare u adoptua Korniza Kushtetuese, ndërsa në vitin 2008 pas shpalljës së pavarësisë së Kosovës, hyri në fuqi kushtetuta modern e Republikës së Kosovës.
Një draft i kësaj kushtetute moderne ishte përgatitur dhe publikuar në prill të 2008-ës, ku pjesa më e madhe e saj bazohet në Planin e Ahtisaarit, sipas së cilit i jepen të drejta specifike grupeve minoritare. Kjo kushtetutë u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Preambula thotë:
Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.