Një lajm natyre
Një tel me gjemba
E një degë me lule
Fyta-fytas duke u shtyrë
Dega e veshur me të bardha
Teli i veshur katran i nxirë….
Ndodhi ngazëllimi
Ka ndodhi që tërheqin
Për kah vetja si me magnet
Si ky ngazëllim fluturimi
Kur për pista lulesh mësyn kjo bletë
Shfaqje të tilla në teatër natyre
Me ëndje sheh këtu e ndokah
Dritë e diellit i ndritëson
Mjalcës të tejdukshmit krahë…
Shkrepje dielli
Dielli i bëri një shkrepje
Drurit degë-lule-bardhë
Dy fluturake që shkonin në qiell
I ngriu e nuk i la me vete për ta marrë…




















