Sfidat e vazhdueshme politike ndaj të huajve në Zvicër!

620

Cilat janë ndryshimet në Ligjin për të huaj dhe për integrim dhe çfarë domethënie kanë këto ndryshime në jetën e përditshme?

Ejani në mbrëmjen informative të Sindikatës Unia në gjuhën shqipe!

Lirim Begzati, ekspert juridik në Neuchâtel
Hilmi Gashi, udhëheqës i grupeve të interesit në Unia
Osman Osmani, prointegra.ch dhe udhëheqës i fushatës për pensione Kosovë-Zvicër

Ne do të ju informojmë mes tjerash mbi:

  1. Kriteret e reja të integrimit në ligjin për të huaj dhe integrim: degradimi i Lejes së përhershme të qëndrimit C në B, ndikimi i ndihmës sociale dhe pasojat për lejen e qëndrimit, kontratat për integrim
  2. Marrëveshja për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës: Informimi, zbatimi dhe vështirësitë për pensionistët
  3. Iniciativa e SVPs kundër qarkullimit të lirë: Zhvillimet aktuale dhe të ardhshme

KUR? E premte, 28 shkurt 2020, prej orës: 18:30 – 22:00
KU? Restoranti “Tscharnergut”, Waldmannstrasse 21, 3027 Bern
KUSH? Të gjithë qytetarët e Bernës me rrethinë mund të marrin pjesë

Lajmërohu te:
Lajzim Bakija: 078 881 58 97
Sonia Oliveira: 079 595 01 44