Studentët shqiptarë nga Zvicra, që në mënyrë të organizuar vizituan ngulimet arbëreshe në Kalabri, dëshmuan edhe njëherë jo vetëm ngritjen e tyre intelektuale, por edhe dashurinë e madhe për çdo vlerë shqiptare, duke bërë një taban të mirë për të vizituar çdo cep shqiptarie, ndaj edhe me plot kënaqësi e pranova ftesën e tyre për të iu bashkuar në këtë udhëtim që pati një agjendë shumë të ngjeshur, por edhe që bëri jehonë edhe në mesin e vëllezërve arbëreshë
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Dua të pranoj që në fillim të këtij shkrimi se dy pikat e mija më të dobëta apo edhe dashuritë më të mëdha që nga migrimi im në shtetin helvetik, pa dyshim se janë studentët tanë në mërgatë dhe motrat dhe vëllezërit arbëresh. Ndaj edhe këtyre ty “kategorive”, nëse mund të themi kështu i jam qas që nga ardhja në Zvicër dhe ppër këtë nuk jam zhgënjyer asnjëherë, sepse vazhdimisht më kanë mbushë me shumë energji, vitalitet apo edhe dashuri. Me një fjalë: më kanë përtrirë!
Ja sa mobilizues për mua u tregua ky mesazh nga kryetari i shoqatës “Studenti” të Universitetit të Cyrihut, thuaja se dy javë para ekskursionit për Kalabri:
“Përshëndetje Baci Rexhep, jam Eleonit Smajli, studenti i ETH-se. Aktualisht jam pjesë e organizimit te udhëtimit te Federatës se studenteve shqiptarë për ne Kalabri. Me shumë dëshirë të ftojmë me na u bashkëngjit ne udhëtimin tone, sikurse herën e kaluar ne vitin 2015”
A ka më kënaqësi se sa që një ftesë të tillë ta marrësh nga studentët tanë, të kësaj pjese të elitës sonë të ardhshme akademike në Zvicër. Dhe për të moes e zgjatë më shumë, për 5 ditë rresht sa u gjenda në mesin e këtyre studentëve bashkë me shoqëruesit e mik , publicistin Hazir Mehmeti nga Austria dhe aktorin Ramadan Morina nga Gjermania, ne mbetëm më se të mahnitur me kolegjialitetin që pamë në mesin e studentëve tanë, me komunikimin e tyre të përafërt e vëllazëror. Kjo sjellje dhe ky nivel organizimi u shpreh në çdo ditë udhëtimi, ndaj edhe këta studentë u përshëndetën me admirimin më të madh si me rastin e pritjes te ikona e sotme arbëreshe intelektuali dhe misionari, At Antnoi Bellusci (Belushi”, i cili ndonëse vetëm pak ditë më parë kishte dalë nga spitali, por që këta studentë ia kthyen forcën e rinuan që paraqitjen dhe prezantimin e tyre dorë për dore veç e veç, sa edhe të vallëzojnë e këndojnë së bashku duke e krijuar një kor dashuri e vëllazërie të një gjaku që bashkon shekuj e epoka.- Gjithashtu takimi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin- Sadriu e cila thuaja se u përshëndet me të gjithë studentët dhe dëshira e saj ishte që të jenë prezent edhe në takimin zyrtar që organizohej për te nga kryebashkiaku i Frasnitës.
Edhe kudo gjetiu studentët tanë u pritën me shumë përzemërsi nga vëllezërit arbëreshë, kudo studentët hasën në mikpritje të paparë, filluar nga Shënë Mitri/ San Demetrio Corone, kjo vatër e dijes dhe kulturës arbërore me kolegjin e famshëm Shën Adriani, pastaj Shën Sofia hapi dyert e muzeut e të bibliotekës ngjashëm edhe Ungra, kjo qendër e shpirtërore e botes arbëreshe , ku po ashtu përqafuan bustin e de Radës që në këtë ngulim kulture e atdhetarie, drejtoi Kongresin e dytë të gjuhës shqipe këtu e 130 vjet më parë.
Pjesë e pandashme studentët ishin edhe në koncertin e organizuar në Çifti /Civita, brenda “Kështjellës Kruja” ku prefermuan së bashku artist arbëresh e shqiptarë në kuadër të dy ansambleve nga Gjeneva por edhe të nesërmen me 11 prill si pjesëmarrës aktiv në Festën e Valleve, apo edhe me rastin e zbulimit të Pullakes “Sheshi i Kosovës” në Frasnitë/ Frascineto.
Pati edhe aktivitete të tjera ku morën pjesë studentët tanë, ndonëse për shkaqe shëndetësore të njërës nga studentet e u desh të anulohen vizitat në vendbanimet e shkrimtarëve tanë të mëdhenj, rilindësve Maqi i De Radës edhe Strigari i Zef Serembes. Dhe në fund të këtij udhëtimi, që nuk do ta harroj përjetësisht, Po nga kryetari i shoqatës “Studenti”, Eleonit Smajli vjen edhe ky falënderim:
“Baca Rexhep, Pa ty nuk do t’ishte i mundshëm udhëtimi, konstantet qe i ke ndërtuar këto raporte me arbëreshët nder vite, e që kane qene faktori kyç qe e mundësuan udhëtimin tone”. Të falenderojmë përzemërsisht edhe për organizimin e agjendës si dhe përcjelljen gjate udhëtimit!”.
Po një falënderim edhe Ty Eleonit e edhe studenteve dhe studentëve veç e veç edhe për kolegjialitetin e vazhdueshëm që treguan por edhe për blerjen e librit tim “Arbreshët fotosintezë e shpirtit tim”, porçka paret e paguara po ashtu do të shkojnë në duart e studentëve tanë në Kosovë, në fondin e burave për ta. Edhe në këtë rast studentët për studentë nuk kursejnë!
Urojmë që të forcohen marrëdhëniet nderstudentore të studentëve nga mërgata me ato të trojeve tona etnike dhe që i gjithë ky bashkëpunim të bëhet pjesë e pandashme e një cikli zhvillimor të arsimit tonë shkencor e kombëtar.
Një falënderim e keni edhe nga shoqëruesit e mi të pandashëm Hazir Mehmeti e Ramadan Morina, dashtë zoti që sërish të udhëtojmë së bashku. Por edhe që këtë traditë ta vazhdojnë studentët e gjeneratave të tjera edhe atëherë kur ne të moshuarit nuk jemi më në këtë botë!






































