(Musa Jupollit n´refuzim estetik)
Bal, lexo t´paktën ti,
njerëzit tonë s´kanë durim leximesh t´gjata,
durimi i guximshëm na lá bashk me Ibren,
ky i sotmi âshtë mjerim, shkelje e shpirtit tân,
âshtë qyqërim, një vetngushëllim për tuc në cuc >!
Kot citon Sartrin, Hygon, … Roland Barthesin,
kur Gjeografisë së Atdheut m´i ngarkojnë “korrigjime”
e ti ndrydhë du´r,
e ti shtrydhë dru e gur
dhe shpinën njeriut tân i´ bân urë
Nuk shkohet kund pa nisje, bal o
t´paktën me shputa përpara e me thèmra mrápa,
se … letargjia vret … vret o bal, vret
Si tepër nostalgjik n´përshpirtjen tâne, bal
nuk i ipet shkelm s´kâmjes tuj shkelë kâmjen,
e kâmjes plaçkë,
veçse tuj ç´shkelë,
e tuj mjelë me du´r përvjelë
T´bâmit me gisht âshtë sall denoncim cinik,
ironia nuk duron plogështinë,
e kur s´je i zoti i vetvetes, zotësinë e marrin tjer´të
Po i rè kah Porta e Triumfit, nálu e kujto Napoleonin,
edhe n´shafsh tri herë me t´shamen e Tij, mos u bezdis
e njâjta g´juhë me t´njâjtin kuptim,
sall te Komuna kujdes, aty vloi mllefi i gavroshëve
aty u thye dufi i kodoshëve
Kumon´t e Notredammit, nuk janë si fjal´të e Nostradamit,
as Elysea nuk është Antigonea,
bal o, si fort po vonohemi n´gjurmë t´tonat ne t´hershmët
diqysh si me inati n´vetvete
pa ditë me i dhânë kuj “fetfá”, hyjmë n´valle djalle
Ah, po nálem vet sa nuk m´nálen “amelet”
se harrnat sa do t´ri, nuk i m´lojnë zhelet
e ti … ti grahja ecjes … grah e shkrep si din vet
se cubat na ránë n´arë, s´kanë pse shkojnë n´hamarë,
veç n´i nálshim me bahre se nuk po n´rrojnë kahje
Ec bal, ec, nuk kemi pse presim kohën se as ajo s´na pret,
krisja vargut, që prej s´largut godet
…
Mentor Thaqi, 22 Kallnor 2021