Ngordhje masive e peshqve në Malishevë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë apel që qytetarët ta ruajnë mjedisin sepse ndotja e mjedisit që po shkaktohet cdo ditë sjellë dëme të mëdha në jetët tona, infrastrukturë dhe mjedis.

Ky apel ka ardhur pas ngordhjes masive të peshqëve në lumin Mirusha të Malishevës, situatë kjo e përsëritur e para disa ditëve, kur janë gjetur një  numër tejet i madh i peshqëve të ngordhur, mu në kanionin e Ujëvarave të Mirushës. Pavarësisht se sasia e peshkut të ngordhur duket të jetë e madge, deri më tani nuk janë zbuluar shkaqet që ka dërguar deri tek kjo.

Megjithatë, është kërkuar nga institucionet që të veprojnë në mënyrë urgjente, që të arrijnë të parandalojnë një tjetër ngordhje të mundshme, që edhe mund të ndodhë në ditët në vijim.