Neki Lulaj: Pse kjo amulli?

Neki Lulaj: Pse kjo Amulli?!!

Shtyj shtyj e më tej zhurmë e pashkruar
Ngërçe, fjalë, kuvend pa urti e pa kuptim.
Gjithçka në një dhimbje të madhë është shndërruar
E kjo plagë si zgjebe po na rëndon në shpirt.

Si ndryshku pakënaqësia është bërë si lumë.
Populli i mllefosur në heshtje po ofshan e rënkon.
E ju të zgjedhurit fodullë me fodullëk
Po luani lojëra me popullin që ju voton.

Pse gjithë kjo amulli!!

Ju jeni fodullët me fodullëk paditurie
Me daltat e çelikta dhe çekanet e kyeneçesisë
Po gërmoni mbi palcën e njomë shqiptarie.
Për kolltukët e posteve dhe te ministrisë.

Ju bufa të zhytur mes shavarit në moçalishten e turpit të zi
Diçka po parakalon si drithërimë flladi
Ruhuni mos tu godas një mallkim i ri
Nga varri-busti i dëshmorit apo edhe i një luftëtari.

Kjo pritje e gjatë tmerron detin si uragan
Ju si tërmet nënçmoni sovranin.
Ju jeni bretkocat e moçalit vdekatar.
Po krekoseni mbi pleh duke harruar luftëtarin.

Koha mes gishtrinjëve si xixë terri parakalon
Kjo drithmë e tmerruar si zë mistik ju tmerron
Dikush do ju gjykoi dhe do ju mallkojë.
Juve që të pabesë në Parlament bëni lojë.

Pse ……..ore pse?