Në protestën e Kopenhagës, gjenocidin serb e gjykuan edhe parlamentarë danezë

Në Kopenhagë, kryeqytetin e Danimarkë

s, para ambasadës së Sërbisë , dje u organizua një protestë tejet masive kundër akteve gjenosidale serbe kundrejt popullatës shqiptare në Kosovë. Krahas bashkatdhetarëve tanë nga shtetet skandinave, merrnin pjesë edhe deputetë danezë_. Manifestimin e shpallën të hapur dhe përshëndetën në dy gjuhët emër të organizatorit, Qendrës së LVV: të rinjtë Mimoza Murati, studente e pedagogjisë dhe sekretare e LVV, dega në Kopenhagë , si dhe Benjamin Haxha, nxënës i shkollës së elitave ndërkombëtare për biznes. Fjalën kryesore në këtë protestë e pati profesori dhe publicisti nga Vjena, Hazir Mehmeti.  

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Me këtë rast Mehmti potencoi se « Sot këtu jemi mbledhur për të protestuar kundër gjenocidit shekullor serb ndaj kombit shqiptar, ngase vrasjet, dhunimet, plaçkitjet dëbimet masive nga tokat e tyre shekullore janë të dënueshme nga secili njeri i ndërgjegjshëm i globit. Më tej përmendi se krimeve kundër kombit shqiptar ndaj të cilit u krye gjenocid i vazhdueshëm  i priu Kisha Ortodokse Serbe, e cila e polli Akademinë Serbe me memorandumet e saj famëkeqe për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre Pellazgo- Ilire. Këto akte gjenocidi vazhdojnë edhe sot me Kryeçetnikun Aleksander Vuqiq,  i cili, shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe, u hapi varre masive në Serbi për ta fsheh dorën e krimit.  Vetëm aty pranë Parlamentit fatzi serb, në Batajnice, qëndrojnë të djegur e masakruar  744 viktima shqiptare, prej tyre 75 fëmijë. Dora e tij e krimit vrau 12.000 mijë civilë shqiptarë, dhunoi 20.000 gra shqiptare, dëboi 1.000.000 shqiptarë nga vatrat e tyre shekullore, dogji mbi 650 fshatra shqiptare etj.
Hazir Mehmeti i bëri një kronologji krimeve serbe: Trevat shqiptare u shkrumbuan rrafsh me tokë nga Serbia armike katër herë brenda një shekulli: më 1912, më 1918, më 1945 dhe më 1999.   Ndaj edh është absurde që sot akoma  kriminelët serb shëtisin të lirë në Serbi. Në emër të protestuesve aktorët e krimeve të përgjigjen para gjyqit për krimet e bëra në Kosovë, ndërsa që pati edhe disa kërkesa nga ky tubim paqësor për të ashtuquajturin shteti Serbi:

  1. Ta njoh gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar.
  2. Të njoh të drejtën e kthimit të pronave të 350 mijë shqiptarëve të dëbuar nga rajonet e Nishit, Pllanës, Toplicës, Vrajës, Leskovcit, Medvegjës, Novi Pazarit.
  3. Të lirohen Manastiret dhe Kishat e grabitura shqiptare nga pushtimi.
  4. Të kërkohet falje publike për viktimat dhe gjenocidin kundër shqiptarëve.
  5. Të paguhen dëmet e luftës në Kosovë.
  6. Të hiqet dorë nga kërcënimet e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.

Profesor Hazir Mehmeti ne fund përmendi se: Ne jemi për paqe e jetë normale fqinjësore, por nuk do harrojmë kurrë aktet e gjenocidit të Serbisë kundër kombit shqiptar. Ai pati edhe një falënderim të veçantë për miqtë tanë kudo në botë për mbështetje të kombit tonë për liri e mbijetesë! “.

Më pastaj përshëndetën , Kim Valentin, deputet i parlamentit danez, nga Partia Libérale, Jan Kristoffersen, kandidatë për parlamentin Evropian, nga radhët Partisë Alternative, Tue Magnisen  mik përkrahës shumëvjeçar i shqiptarëve, Sikandar Siddique, Partia e të Gjelbërve e Lirisë me prejardhje nga Pakistani. Që të gjithë këtë gjykuan veprimet gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve në periudha të ndryshme historike. Për organizimin e kësaj proteste një kontribut të veçantë e dha veprimtari Ibrahim Xhemaili, që jeton e vepron prej vitesh në Kopenhagë.

Në këtë protestë nuk uk munguan ase mediat vendase, e as pjesëtarë të komuniteteve të tjera që jetojnë në Kopenhagë.  Protesta që ishte sa paqësore aq edhe dinjëtoze u përmbyllë me ndezjen e qirinjve para ambasadës serbe ne Kopenhagë.