Në mesin e artistëve arbëresh, që krijojnë piktura përplot jetë e kolorit

Në rrugëtimet e mija nëpër fshatrat arbëreshe të Italisë së Jugut, kam marr pjesë edhe në hapjen e disa ekspozitave të artit figurativ. Vet ambienti kalabrez, por edhe shpirti arbëresh i brumosur me shumë mall e nostalgji për tokën e të parëve, ofrojnë brumë për krijime arti e sidomos të atij vizual. Do iu preferoja piktorëve tanë, pavarësisht se ku jetojnë që të vizitojnë njerëzit tanë të një trungu, gjuhe e gjaku, pasi që mund të jenë frymëzim i përhershëm për krijime artistike.ë

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Ndaj edhe gjatë qëndrimit disa ditor në pjesën e Kalabrisë mora pjesë në hapjen e një ekspozite të njërit nga fshatrat më atraktive arbëreshe me emërtimin Çifti ( Civita), një vendbanim që josh shumë turistë vendas e të huaj e sidomos në prill kur prej shekujsh organizohet manifestimi tradicional “Festa e valleve” , që ndërlidhet me fitoren e kryetrimit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeut kundër Ballaban Pashës.

Gjatë kësaj vizite më 21 Prill 2019, në shoqërim të kryetarit të SHKA “Rinia” nga Spreitenbahu i Zvicrës, Sherif Dakaj, pasi i bëmë një vizitë këtij katundi, morëm pjesë në hapjen e ekspozitës së tre piktorëve vendas në një objekt mjaftë të përshtatshëm për ekspozime. Ishte kjo ekspozita e artistëve arbëresh Franceska Gipia, Mario Talarico dhe Guetano Lo Tufo, ku këta artistë përmes brushës së kishin nxjerr tabllo nga fshati i tyre magjeps, jeta e njerëzve në te, por edhe punime kushtuar Gjergj Kastriotit e Ibrahim Kodrës, i cili edhe për artin e tij kubist ka përzgjedh pikërisht shtëpitë karakteristike të këtij katundi.

Do të iu preferoja gjithë piktorëve, pavarësisht se ku jetojnë në trojet etnike apo në mërgatë që të vizitojnë katundet e vëllezërve arbëresh, sepse vet njerëzit tanë të një trungu, gjuhe e gjaku, mund të jenë frymëzim i përhershëm për krijime artistike, sidomos në fushën e artit pamor. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ti forconim urat e komunikimit, por edhe do të pasuronim një nga fushat më të veçanta të artit, që nuk ka kufi e që mundëson që bota të mësojë edhe më shumë për jetën e motrave dhe vëllezërve tanë, që i bënë bën ballë shekujve duke ruajtur të gjallë traditat, zakonet por edhe mjaft nga veshja e të parëve. Krahas kësaj do të forcoheshin edhe urat e bashkëpunimit të dyanshëm duke këmbye grupe artistësh në dy anët e Adriatikut.