Ne dhe 1 maji në Zvicër

Me rastin e ditës ndërkombëtarë të punës apo si njihet tek ne ditës punëtorëve, edhe këtë vit shërbeu si rast për adresimin e çështjeve dhe problematikat si individuale ashte edhe kolektive që kanë të bëjnë me mërgatën tonë dhe zhvillimet në vendin amë. Dy qytete zvicerane, Schaffhausen-i dhe Thun-i, u dalluan sa i përket aktiviteteve konkrete. Moto kryesore e manifestimit të sivjetmë me rastin e 1 Majit në Zvicër ishte garantimi me ligj i pagave minimale prej 4000 Frangave në muaj.

Pjesëtarët e komunitetit shqiptar janë tradicionalisht pjese aktive e manifestimit te 1 majit në disa qytete të Zvicrës. Kështu edhe sot aktivistet e Bashkësisë Shqiptare të Schaffhausen-it defiluan bashke me Faton Topallin, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin e Republikës se Kosovës si dhe me kolegët zviceran e tjerë të huaj. Shqiptarët fillimisht gjatë marshimit tradicional, vunë në thumb procesin e shpronësimit dhe tjetërsimit abuziv te pasurisë shoqërore dhe kombëtare te Kosovës, përmes transparenteve ne gjuhen shqipe dhe gjermane “STOP SHPRONËSIMIT DHE ABUZIMIT TË PASURISË PUBLIKE DHE SHOQËRORE TË KOSOVËS”.


PASOJAT KONKRETE PËR QYTETARËT E KOSOVËS NË ZVICËR

Më pas, menjëherë pas dy fjalimeve kryesore sekretari sindikal i Schaffhausen-it, kolegu Andres Scheu pjesëmarrësit e manifestimit të 1 Majit i vuri në dijeni për një rast keqtrajtimin e një qytetari të Kosovës dhe u kërkua nga të pranishmit që në shenjë solidariteti të nënshkruajnë peticionin e sindikatës Unia drejtuar zyrtarëve të qytetit të Schaffhausen-it. Ky rast është një shembull që pasqyron pozitën dhe situatën tejet të papëlqyeshme të qytetarëve të Kosovës në Zvicër, si rrjedhojë e mungesës së zbatimit të Marrëveshjes Sociale mes Zvicrës dhe Kosovës, të ndërlidhura edhe me përkeqësimin e ligjit për të huajt dhe përkujdesen social gjatë procedurës së pensionit të invaliditetit e që me veti bie edhe pasoja të mëdha përcjellëse për të prekurit.

Fjala e sekretarit të Unia-s në Schaffhausen, kolegut Andreas Scheu e përkthyer në shqip

Faleminderit Hans Schäppi për këto fjalë mbresëlënëse. Ti më jep mundësisë ndërlidhëse, ashtu sikur paraprakisht edhe Jaqliene Fehr. Në hijen e erërave të populizmit të djathtë në rritje dhe të egoizmit nacional, edhe në Schaffhausen nga zyrtarët merren vendime të çuditshme kundër kolegëve tanë migrantëve. Unë do t’ju shpjegoj rastin e kolegut tonë Flurim Thaqi, i cili sot gjendet këtu në mesin tonë.

 Para katër vitesh Zvicra me argumente të turbullta anuloi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Kosovën. Kjo, për rreth 200’000 qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në Zvicër domethënë se, nëse kthehen të jetojnë në Kosovë apo detyrohen të lëshojnë Zvicrën, atëherë nuk marrin më pensionet e tyre të pleqërisë ose ato të invaliditetit, ashtu sikur mund ti marrin kolegët e tyre italian, portugez e të tjerë në rast kthimi në atdhe.

 Kolegu nga Kosova, Flurim Thaqi, i cili nga viti 2004 jeton në Schaffausen, ka përjetuar një aksident pune në vitin 2006 në Zvicër. Ai është rrezuar aksidentalisht nga skela e lartë 3 metrash dhe është lënduar rëndë. Nga kjo kohë ai është i paaftë për punë. Ju dëgjuat më herët nga Hans dhe Jaqline, se ata që këtu nuk kanë të ardhura dhe nuk paguajnë tatim, për njerëz të caktuar janë të padëshirueshëm.

 Procedura e pensionit të invaliditetit është në shqyrtim e sipër. Zyrtarët e migracionit në vitin 2012 nuk ia ripërtërinë lejen vjetore të qëndrimit dhe tentuan ta dëbojnë atë për në Kosovë. Kjo do të bënte që menjëherë të ndërpritej procedura e pensionit të invaliditetit. Ai kështu do të humbte të drejtën e përfitimit nga pensioni i invaliditetit. Kështu si duket mund të kursehen para?!

 Me ndihmën e sindikatës së tij Unia, e cila i ofrojë mbrojtje juridike, u arrit të pengohej që Flurim Thaqi të lëshojë Zvicrën.

 Kjo si duket nuk u konvenojë zyrtarëve të Schaffhausen-it. Ata tani Flurim Thaqit, i cili në ndërkohë është i sëmurë edhe nga zemra, duan ti japin vetëm ndihmën për nevojtarë të parregullt në shumë prej 864 frangave, nga të cilat 520 nevojiten për banesën 1 dhomëshe. Tani zyrtarët e Entit social kërkojnë , që Flurim Thaqi të heq dorë nga banesa e tij dhe të vendoset në qendrën për gjumë nevojtarësh të parregullt. Ju mund të merrni me mend që kolegu Flurim Thaqi në këtë situatë është tërësisht i dëshpëruar

 Kjo sjellje e zyrtarëve tanë është skandalozedhe jonjerëzore. Ne kërkojmë nga zyrtarët ti japin Flurim Thaqit mbështetjen e nevojshme sociale, e cila atij i takon dhe që atë të mos e trajtojë si personat që paligjshëm qëndrojnë në Zvicër. Ndihma për nevojtarë sipas Ligjit për ndihmë sociale është e paraparë ato grupe personash, të cilët qëndrojnë paligjshëm në Zvicër.

 Kolege e kolegë, ju lutmi tregoni solidaritetin e juaj me Flurim Thaqin dhe nënshkruani peticionin e bashkangjitur, përmes të cilit ne kërkojmë nga zyrtarët e Schaffhausen-it që Flurim Thaqit ti japin ndihmën e merituar sociale deri në përfundimin e procedurës për pension invaliditeti, sinë vijim:

 Të nënshkruarit kërkojnë nga zyrtarët e Schaffhausen-it që Flurim Thaqit, me qëndrim në Zvicër që nga viti 2004, i cili pas një aksidenti në punë në vitin 2006 është i paaftë për punë, ti vazhdojnë lejen e qëndrimit të dhe ti lejohet ndihma sociale deri në përfundim të procedurës së pensionit të invaliditetit. Në rast se largohet Flurim Thaqit nga Zvicra, ndërpritet menjëherë procedura e pensionit të invaliditetit. Që nga 2010-ta nuk eksportohen pensionet e invaliditetit në Kosovë. Është e padenjë dhe e panjerëzishme të kërkohet nga një njeri i sëmurë, të lëshojë banesën dhe të detyrohet të bëjë gjumin në qendrën për nevojtar të parregullt.

 Ju faleminderit për mbështetjen e juaj!

Vijojnë mbi 210 nënshkrime të qytetarëve të qytetit të Schaffhausen-it

TË RINJTË SHQIPTAR NË THUN KONFRONTOJNË MINISTRIN ZVICERAN

Me rastin e manifestimit të 1 Majit ne Thun, bashkëkombësit tanë te organizuar nga bashkë-drejtuesi i Unia Berner Oberland, Hilmi Gashi dhe sindikalistët e shoqatës “Atdheu”, sikur edhe viteve tjera, morën pjesë aktive edhe me program kulturor (muzikë e vallëzim). Të rinjtë shqiptarë pas fjalimit të Ministrit zviceran A. Berset adresuan publikisht në mënyre origjinale dhe shembullore çështjen e Marrëveshjes se anuluar ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër-Kosove.

 

Osman Osmani