Jo pa qëllim, pikërisht 6 maji ishte përzgjedhur data për promovimin e librit të studiuesit dhe krijuesit nga Graci i Austrisë, Gjon Kekës, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, bibliografi”, pasi kjo datë lidhej si me përvjetorin e 618 të lindjes së Heroit tonë Kombëtar ashtu edhe me promovimin e aktivitetit të Shoqatës Kulturore “Gjergj Kastrioti” në Zvicër që drejtohet nga veprimtari i palodhshëm Agim Pepaj, i cili është një adhurues i pasionuar i kryetrimit tonë dhe veprave kushtuar Atij.
Teksti: Rexhep Rifati & Fotot: Afrim Nevzadi
Tashmë biblioteka “Pestaloci”, që drejtohet nga Suela Jorgaqi është bërë një pikë referimi për promovimin e shumë librave të autorëve shqiptarë, kësaj radhe në organizim të Shoqatës Kulturore “Gjergj Kastrioti” në Zvicër. Ishte ky promovimi i një libri interesant i studiuesit dhe krijuesit Gjon Kekës, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, bibliografi”, me banim në Austri i cili deri më tash ka nxjerrë 20 botime të ndryshme ndër të cilat janë ato kryesisht lidhen me jetën dhe veprën e kryeheroit tonë por edhe të personaliteteve të shquara shqiptare si nga fusha e historisë kombëtare ashtu edhe të kulturës dhe arsimit shqiptar. Duke pas parasysh moshën e tij shihet se bëhet fjalë për një autor seriozë e gjurmues te palodhshëm të dokumenteve me peshë e vlerë jo vetëm për historiografinë tonë për edhe më gjerë.
Paraprakisht para se të filloi promovimi i këtij libri bibliografik kushtuar Gjergj Kastriotit, përshëndeti Agim Pepaj, i cili tha se shoqata që ka themeluar ai do të merret kryesisht me promovimin e veprave kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe me këtë rast falënderoi si autorin ashtu edhe Bujar Salihun nga Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër i cili edhe zhvilloi një bashkëbisedim me autorin rreth librit që promovohej, por nuk la pa falënderuar as sponsorët që ndihmuan në mbajtjen e këtij eventi.
Autori Gjon Kekaj me ketë rast iu përgjigj pyetjeve të bëra nga poeti Bujar Salihu dhe të pranishmëve të tjerë, që treguan interesim për rrjedhat e punës së tij si studiues e gjurmues por edhe për detaje të panjohura nga publiku i gjerë për jetën dhe veprimtarinë e bujshme luftarake të Gjergj Kastriotit.
Kësaj ngjarje kulturore kushtuar librit, i dha edhe më tepër shpirt këngëtarja jonë e mirënjohur, Mimoza Selimi përmes këndimit të disa këngëve me zërin e saj mbresëlënës, pa pasur instrumente përcjell.
Për tu njohur më në hollësi me veprimtarinë e gjerë krijuese të autorit Gjon Keka, po japim regjistrin voluminoz të veprave të tija te shumta, në krahasim me moshën e tij, që e ofron ai përmes postës së tij elektronike:
Ja të gjithë librat e botuar deri më sot:
- Kosova drejt pavarësisë dhe integrimit – 2006
- Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri – 2010
- Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare – 2011
- Ibrahim Rugova – Lidership i idealeve të mëdha – 2011
- Vetëplotësimi i Kombit – 2012
- Skënderbeu, ideator i bashkimit europian – 2012
- Rruga e vjetër e kombit – 2013
- Ukshin Hoti mendimtar i thellë Politik – 2013
9, Epoka e Konstantinit te Madh – 201
- Roli politik dhe ushtarak i shtetit te Arbërit-2015
- Antropologjia Politike -2015
- Anton Çetta dhe filozofia e pajtimit te gjaqeve,2015
- Nënë Tereza ,Arbënorja e famshme e te gjitha kohërave ,2016
- Edukimi Politik -2016
- Kontributi i Perandorisë Austro-Hungareze për kishën katolike në Shqipëri – 2016
- Demokracia dhe Tranzicioni – rasti i Kosovës dhe Shqipërisë – 2017
- Der große Europäer Georg Kastriota – 2017
- Arbëria përball renegatëve (Dje dhe Sot) – 2018
- Patriotizmi i Gjergj Kastriotit-Porositë dhe Këshillat – 2018
- Skënderbeu dhe Mirditorët – 2018
- Autoriteti dhe Fama e Skënderbeut – 2019
- Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) në literaturën lituane – 2019
- Metapolitika- 2019
- Pjetër Bogdani,zëri i gjeniut dhe patriotit – 2020
- Nga Ilirët tek Arbërit – 2020
- Karl Ritter von Ghega – 2021
- Kombi shqiptar dhe fati i tij – 2022
- Leonik Tomeu pishtar i dijes dhe rilindjes europiane – 2022
- Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Bibliografi – 2023
Sa për informim, librat gjenden në: Librarinë “Dukagjini” , në Prishtinë