Zhduket futbollistja shqiptare në liqenin e Comos

53

Futbollistja shqiptare e cila luante për kombëtaren e Zvicrës Florijana Ismaili është zhdukur pas një aksidenti gjatë kohës kur po notonte në liqenin e Comos në Itali.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa futbollistja Ismaili po rezulton akoma e zhdukur pavarësisht kërkimeve të bëra bë lum.

Federata e Futbollit të Zvicrës dhe skuadra e  Young Boys kanë dalë me një deklaratë gjatë së dielës, duke konfirmuar zhdukjen e 24 vjeçares.

Ata kanë bërë të ditur se kërkimet për lojtaren po vazhdojnë, por që akoma nuk është gjetur ndonjë shenjë.

Ismaili po kalonte ditën në liqenin Como, me shoqëri, kur ajo u zhyt në ujë, për të mos u parë më.

Florijana ka luajtur 33 ndeshje me Zvicrën në nivel ndërkombëtar dhe ishte anëtare e skuadrës së Zvicrës, në Kupës së Botës 2015.