Në Bregenz, një teatër gjigant në liqe për rreth 200 mijë vizitorë

Se nuk është vetëm natyra, por edhe arti e kultura ato që tërheqin shumë turistë vendas e të huaj, këtë prej vitesh po e dëshmon qyteti austriak Bregenz, ku gjatë muajve korrik e gusht buzë liqenit të Konstancës organizohen festivale madhështore, qoftë operistike apo të teatrit e lojërave të spektaklit .-I tërë qytetit, ka vu liqenin në shërbim të artit e kulturës, duke i kthyer edhe në një burim të rëndësishëm zhvillimor, pasi ato sjellin dhjetëra mija turistë nga vende të ndryshme të botës.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Se ç ‘rëndësi ka arti e kultura për zhvillimin e një vendi, për këtë u binda, sidomos dje gjatë një vizite të shkurtër në Bregenz të Austrisë, ku pash gjitha përgatitjet e mëdha që janë bërë buzë e brenda liqenit për një Festival tradicional veror. Aty brenda në ujë janë vendos skena gjigante për shfaqjet e spektakleve, ndërsa që me mija ulëse i presin për çdo mbrëmje mysafirët e shumtë vendase dhe ata që vizitojnë këtë pikë të rëndësishme turistike

Kështu në mes të një peizazhi të këndshëm në Vorarlberg, provinca më perëndimore e Austrisë, Festivali i Bregenzit prezanton herë një operë të nivelit të lartë të hapur edhe atë çdo verë brenda në liqen. Pra dy freski paralel: edhe nga uji e edhe nga arti me shfaqje të nivelit të lartë, qofshin opera apo teatro a koncerte të llojeve pak sa më të veçanta.

Gjatë vizitës mësuam, duke pa edhe njoftimet e shumta, se për më tepër festivali tërheq me premierat e operave, teatrove e koncerteve vetëm brenda korrikut dhe gushtit, përmes rreth 80 shfaqjeve në total, afro 200,000 vizitorë në trekëndëshin kufitar midis Alpeve dhe Liqenit të Konstancës.

Do kujtuar se vetë historia e këtij qyteti austriak, tregon se që nga viti 1946 se Bregenz është aq i lidhur ngushtë me pikat kryesore kulturore të verës, sa i ka kthyer ato jo vetëm në një pikë të rëndësishme turistike, por edhe një burim të emancipimit dhe zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.

Gjithashtu në këtë qytet herë pas here janë hap edhe ekspozita individuale apo edhe të përbashkëta të artistëve kosovarë, ndërsa që ka edhe kurator shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Bregenz duke aranzhuar hapjen e ekspozitave të autorëve shqiptar.

Krejt në fund: lexojmë se superlativat, gjithashtu mund të gjenden në çdo hap të Festivalit të Bregenzit, pasi kjo fillon me madhësinë unike në mbarë botën të fazës lundruese me afërsisht 7.000 vendet e saj dhe nuk ndalet në shifrat e një rekordi të ri në teknologjinë e skenës. Ndaj edhe për shfaqjet dhe organizimet e sivjetme 185,000 bileta janë duke pritur vizitorët për këtë verë, përfshirë 162,000 për lojën në liqen.